LAJMI I FUNDIT:

Telefonat e lakueshëm do të vijnë më shpejtë se sa ne prisnim! (Video)

Telefonat e lakueshëm do të vijnë më shpejtë se sa ne prisnim! (Video)

Sipas Bloomberg, një kompani kineze e quajtur moxi Group do të qes në treg telefonin e parë të mençur me ekran që lakohet dhe rrotullohet.

Ky model i ri i telefonit pritet të vijë në treg gjatë pjesës së dytë të këtij viti. Pajisja është e dizajnuar të bëhet rrotull, sikur një byzylyk dore në kyçe të dorës.


Kjo kompani pritet të shesë rreth 100 mijë njësi të pajisjes në vitin 2016. Megjithatë, Bloomberg ka nënvizuar se nuk ka detaje të shumta rreth telefonit rrotullues.

Kështu që mbetet të shihet nëse kjo kompani do të hap rrugën për telefonat e mençur me ekrane të lakueshme.