LAJMI I FUNDIT:

Televizionet kërkojnë që të mbikëqyren edhe portalet

Televizionet kërkojnë që të mbikëqyren edhe portalet

Në debatin publik ku ishin të pranishëm gazetarë dhe shoqata të mediave, u kërkua që të vëzhgohen edhe portalet, ndërkaq trupi “ad hoc” të ketë kompetenca në vendimmarrje, transmeton Telegrafi Maqedoni.

As në këtë debat publik nuk kanë munguar përplasjet për vlerësimin vetëm të sasisë në informim apo edhe të cilësisë.


“Sa i përket internet portaleve, do të duhet të bëhet maksimumi. Nuk guxon që mos të dihen se kush janë portalet. Ekzistojnë mënyra që  kjo të mësohet, ndërkaq agjencia do të duhet të bëjë të gjitha përpjekjet që edhe portalet të mbikëqyren”, ka thënë Bobi Hristov nga Telma.

“Kontrolli në informimin e balancuar të kryhet vetëm në pjesën kuantitative, ndërkaq ajo që do të jetë në kundërshtim me ligjin atëherë të ndëshkohet. Në rast të shkeljeve kualitative le të ngrihen ankesa ndaj gazetarëve, mediave dhe ato të përgjigjen. Matja e cilësisë në informim paraqet matje jo korrekte”, ka thënë Ivan Mirçevski nga Kanal5.

Drejtori i Agjencisë së Mediave, Zoran Trajçevski, ka thënë se marrja e vendimeve i takon Këshillit të Agjencisë. Mbikëqyrja e portaleve, sipas Trajçevskit, nuk parashikohet me ligj, ndërkohë që kërkesat tjera do të vendosen për shqyrtim.

“Pjesa më e madhe e portaleve nuk kanë pronar dhe as që mund të vërtetohet se kush i bën politikat redaktuese. Andaj edhe agjencia nuk mund të bëjë zbatim të përzgjedhur të ligjit, andaj dhe këshilli ka vendosur të mos vëzhgojë publikimet elektronike në portale edhe gjatë këtij procesi zgjedhor”, ka theksuar drejtori i Agjencisë së Mediave, Zoran Trajçevski.

Kërkesa për korrigjim të metodologjisë u shtruan edhe nga trupi “ad hoc”. Anëtari i propozuar nga LSDM, Ljubomir Kostovski, ka kërkuar që mbikëqyrja dhe raportimi për parregullsi të jetë javor, e jo në dhjetë ditë, dhe ato të bëhen publike, ndërkaq, anëtari i propozuar nga OBRM-PDUKM, Cvetin Çilimanov, ka kërkuar që përpos mediave, nga përgjegjësia mos të përjashtohen partitë politike.

Agjencia e mediave bashkë me vërejtjet dhe sugjerimet do të duhet që të miratojë metodologjinë e punës 100 ditore për mbikëqyrje të mediave më së voni deri më 1 shtator./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Cilat ishin gjetjet e Themelores nga mbrojtja e të akuzuarve në rastin e “53-milionëshit”?

Cilat ishin gjetjet e Themelores nga mbrojtja e të akuzuarve në rastin e “53-milionëshit”?

Drejtësi
Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Lajme
Ndryshimi i motit, IHMK njofton për shi dhe borë

Ndryshimi i motit, IHMK njofton për shi dhe borë

Lajme
Von Cramon optimiste për anëtarësimin e Kosovës në KiE, tregon çka kërkojnë disa shtete

Von Cramon optimiste për anëtarësimin e Kosovës në KiE, tregon çka kërkojnë disa shtete

Lajme
O'Brien pas takimit me Vuçiqin: Shpresoj që komuniteti ndërkombëtar do të bëjë gjithçka që Kosova të themelojë Asociacionin

O'Brien pas takimit me Vuçiqin: Shpresoj që komuniteti ndërkombëtar do të bëjë gjithçka që Kosova të themelojë Asociacionin

Politikë
Lajçak dhe Ashton flasin për kandidaturën e Pahorit si lehtësues i dialogut Kosovë-Serbi

Lajçak dhe Ashton flasin për kandidaturën e Pahorit si lehtësues i dialogut Kosovë-Serbi

Politikë
Kalo në kategori