Japonia ka ngritur në fluturim avionët e saj luftarakë gjatë së dielës, pasi 8 avionë kinezë u panë të fluturonin mes disa ishujve japonezë.
Avionët, të cilët thuhet të kenë qenë bombardues e zbulues, ndërsa njëri luftarak, kanë kaluar shumë pranë hapësirës ajrore të ngushticës Miyako, mes ishujve Okinava dhe Miyakojima.
Kina, nga ana e saj, njoftoi se ishin rreth 40 avionë të flotës së saj ajrore që u përfshinë në atë, që kinezët e konsideruan një stërvitje rutinë.
Avionët kinezë nuk e shkelën hapësirën ajrore japoneze, por lëvizja e fundit shihet nga vendi ishullor si një tregim force nga Kina, shkruan Tema.
Ngjarja vjen vetëm një javë pasi Japonia njoftoi se do të merrte pjesë në stërvitjet e përbashkëta trajnuese më Marinën amerikane në detin e Kinës Jugore.
Zëdhënësi më i lartë qeveritar i Japonisë tha se vendi i tij do t’i mbikëqyrë nga afër lëvizjet ushtarake të Kinës.
Tokio do të “vazhdojë të jetë e përkushtuar ndaj përpjekjeve për vigjilencë dhe mbikëqyrje, si dhe do të ndërmarrë të gjitha hapat rigoroze kundër shkeljeve të hapësirës sonë ajrore, bazuar mbi ligjet ndërkombëtare dhe ligjet e vetëmbrojtjes”, tha Yoshihide Suga.
Ngushtica Miyako është e një rëndësie strategjike, me një gjerësi prej 155 miljes (250 km) në ujërat jugore të Okinava-s, shumë pranë Taivanit. Ajo është gjithashtu pranë një grupi ishujsh në detin e Kinës Lindore, teksa pretendimet mbi të janë si nga Japonia edhe nga Kina.
Japonia, e cila kontrollon aktualisht ishujt, i njeh ato me emrin Senkaku, ndërsa Kina i quan Diaoyu.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëIzraeli sulmon Iranin me raketa
“Hakmarrja” e Izraelit ndaj Iranit – të gjitha zhvillimet, minutë pas minute
SHBA me mesazh të qartë për Izraelin, nëse Tel Avivi vendos për një “kundërofensivë” kundër Iranit
Pamjet e para nga sulmi izraelit drejt Iranit
Çfarë janë retë artificiale dhe a shkaktuan përmbytjet e mëdha në Dubai?
Sulmi i Izraelit ndaj Iranit, gjenerali amerikan shpjegon se cili ishte "mesazhi i Tel Avivit për Teheranin"
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Çfarë janë retë artificiale dhe a shkaktuan përmbytjet e mëdha në Dubai?
Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë
“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit
Parandalohet vrasja e Volodymyr Zelenskyt - arrestohet shtetasi polak që bashkëpunonte me rusët
Zyrtare: Serie A do të ketë pesë skuadra në Ligën e Kampionëve për sezonin 2024/25
Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi