0Shares

Policia e Kosovës ka arrestuar një të dyshuar pasi i njëjti raportohet se qëllimisht e ka goditur me veturën e tij viktimën, i cili po ashtu ishte duke drejtuar automjetin e tij.

Ngjarja ka ndodhur të mërkurën në ora 15:10 në rrugën “Tahir Zajmi” në Prishtinë.

Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe ka pranuar tretman mjekësor. Dyshohet se deri te rasti ka ardhur si pasojë e një borxhi mes tyre. Me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje. /Telegrafi/

Të Ngjajshme

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi. Ju lutem lexoni rregullat këtu.

Shfaq Komentet (0)