LAJMI I FUNDIT:

Tentojnë të plaçkitin veterinerin, por i neutralizon për pak sekonda (Video, +18)

Tentojnë të plaçkitin veterinerin, por i neutralizon për pak sekonda (Video, +18)

Një moment drithërues është kapur nga kamerat e sigurisë, ku shihet një veteriner duke u rrahur me dy plaçkitës të armatosur.

Mjeku Luis Lozan 27-vjeç, ishte duke punuar në ndërrimin e natës në një klinikë, kur dy burra të armatosur urdhëruan stafin mjekësor dhe klientët të dorëzojnë sendet e tyre, transmeton Telegrafi.


Plaçkitësit e armatosur kishin ndërprerë një lindje me prerje cezariane, duke detyruar pronarin e kafshës që po asistonte në operacion, t’iu japë të hollat që i kishte me vete.

Por në momentin që u futën në zyrën e mjekut Lozano në klinikën Med në Meksikë, ai u përlesh me dy burrat e armatosur dhe e gjithë kjo ngjarje e tmerrshme është filmuar nga kamerat e sigurisë.

Në video shihet se si njëri nga plaçkitësit mundohet të hipë në banakun e recepsionit, por veterineri e kapë duke e përplasur për tokë.

Disa sekonda më vonë plaçkitësi i dytë ia drejton armën mjekut, por ky fakt nuk e ndaloi atë të vazhdojë sulmin ndaj tyre.

Në fund njëri prej tyre arrin të largohet me 116 funte të cilat i kishte vjedhur nga klientët e tij.

Lozano i cili dikur kishte ushtruar boks, ka deklaruar para gazetarëve se nuk kishte ndjerë frikë dhe për këtë arsye kishte reaguar në këtë mënyrë. /Telegrafi/