LAJMI I FUNDIT:

Tenton t’ia konfiskoj veturën për tejkalim shpejtësie, tërheq zvarrë policin (Video)

Tenton t’ia konfiskoj veturën për tejkalim shpejtësie, tërheq zvarrë policin (Video)

Një grua në Milwaukee është duke u përballur me pesë akuza të rënda, për shkak të sjelljeve të këqija në raport me një polic i cili e kishte ndaluar për tejkalim shpejtësie, dhe të cilit tentoi t’i ikë duke përplasur veturën e tij.

Kamera e sigurisë e instaluar në veturën zyrtare të policisë, ka filmuar momentin e tmerrshëm kur një polic ndalon 23-vjeçaren Kelvina Freeman, e cila kishte tejkaluar shpejtësinë në një autostradë në Winsconsin, transmeton Telegrafi.


Policia e kishin zbuluar se Freeman kishte vozitur me patentë shofer të pezulluar, dhe përgatiteshin t’ia konfiskonin veturën me merimangë.

Dhe në momentin që ajo e kuptoi se do të mbetet pa veturë, vendosi të vozit mbrapa dhe ta godas veturën zyrtare të policisë, duke tërhequr zvarg policin i cili po qëndronte pranë derës së hapur të veturës së saj.

Por në këtë ngjarje nuk kishte pësuar lëndime vetëm polici i tërhequr zvarrë, por edhe nëna e Kelvina e cila gjithashtu u rrëzua nga vozitja e çoroditur. /Telegrafi/

Woman driver hits cops, passenger & speeds off

Too daring or too scared? Woman stopped for speeding hits her passenger, slams into cop car & speeds off

Posted by RT Play on Dienstag, 24. Mai 2016