LAJMI I FUNDIT:

Ter Stegen nuk shkon te Barcelona

Ter Stegen nuk shkon te Barcelona

Drejtori i Borussia Monchengladbachut, Max Eberl, është shprehur i bindur se portieri Marc-Andre Ter Stegen do të qëndrojë në Bundesliga, përkundër interesimit të Barcelonës për të.

Portieri është lidhur me një kalim te klubi katalanas, pasi Victor Valdes është në kërkim të një klubi të ri, por drejtori Eberl u shpreh i sigurtë se ai nuk do të largohet këtë verë.

“Ai do të luajë për Gladbachun sezonin e ardhshëm. Marc e ka thënë këtë edhe vet, po ashtu edhe agjenti i tij. Nuk mund të jetë më e qartë se kaq. Unë jam shumë i frustruar nga këto spekulime”, ka precizuar Eberl. /Telegrafi/