LAJMI I FUNDIT:

Tërë Evropa po qeshet me britanikët (Foto)

Tërë Evropa po qeshet me britanikët (Foto)

Përdoruesit evropianë të rrjetit social Twitter, po përqeshen me vendimin e Britanisë së Madhe për të braktisur Bashkimin Evropian.

Francezët kanë bërë shaka me hashtagun #BonDebarras hashtag, apo “Lamtumirë”, duke ua dërguar një ”adieau” të tyre “les Angalis-ve”, dhe duke shfaqur kënaqësinë me largimin e tyre, transmeton Telegrafi.


“Kur kuptoj se në çfarë llumi janë futur anglezët me votimin ‘out’… po ndihem i lumtur”, shkruan Sébastien Coicaud.

“BE-ja pa Britaninë e Madhe, ky është lajm i mirë. Mos u shqetësoni, të jeni të lumtur!”, ka shkruar Siegfried Mazet.

Përdoruesi Cannetex ka publikuar “shpalljen” me titullin “Brexit: punimet me mbushjen e tunelit nën La Mansh nisin javën tjetër”.

Përdoruesi Twitter L’Etat de fiume, ka publikuar një karikaturë me anije me refugjatë që shkojnë kah Evropa me titullin: “Britanikët po e lënë Evropën. Ne duam t’i zëvendësojmë”.

Rezultatet e referendumit kanë pasuar dëshirën e shumë britanikëve për rivotim, si dhe peticionin i cili për 24 orë ka marrë mbi dy milionë vota. Ndaj, një postim thotë: “Bexit për idiotët: Unë propozoj peticion për përsëritjen e referendumit, por vetëm për ata që do të votojnë për të qëndruar, në mënyrë që të kursejmë kohë”, transmeton Telegrafi.

Gjermanët nuk ishin aq aktivë, por ata ishin më kreativë. Përdoruesi TheGermaFor i frymëzuar nga votimi në Mbretërinë e Bashkuar, ka shpikur foljen verschlimmbessern – “fjalën gjermane për t’u përpjekur për të përmirësuar diçka, por në fakt përkeqëson”!

Ndërkaq, kompania gjermane SSI Software Services ka synuar të vizualizojë Brexitin.

Përdoruesit spanjoll në Flickr Juan Alcor, ka dalë me diçka që i bëri edhe britanikët të qeshin. Në mënyrë digjitale është modifikuar fotografia ku shkruante “Mirë se vini refugjatë”, në një pallat të vendosur në Madrid më 15 shtator të vitit të kaluar. Te slogani i ri thuhet: “Mirë se vini refugjatë britanikë”.

Italianët ishin më të ashpër në gjuhë, kështu që njëri shkruan se do të donte të shihte britanikët në Itali tek përfundojnë si emigrantë ilegalë!

Tjetri propozoi këtë lojë fjalësh:

– Si je?

– Mirë, faleminderit!

– A do të dalësh?

– Jo, se unë nuk jam Britania e Madhe!

Apo videoja: “Ua shpjegoj Brexitin”!

Ndërkaq, një irlandez po ashtu e ilustroi situatën me tunelin e La Manshit.

Por, edhe britanikët e treguan sensin e tyre të humorit me fotografinë e mëposhtme, se nuk mund t’ua shpjegojë maceve se nuk u vlejnë më pasaportat!

/Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Çfarë janë retë artificiale dhe a shkaktuan përmbytjet e mëdha në Dubai?

Çfarë janë retë artificiale dhe a shkaktuan përmbytjet e mëdha në Dubai?

Azia
Parandalohet vrasja e Volodymyr Zelenskyt - arrestohet shtetasi polak që bashkëpunonte me rusët

Parandalohet vrasja e Volodymyr Zelenskyt - arrestohet shtetasi polak që bashkëpunonte me rusët

Evropa
Tërmet i fuqishëm në Turqi - raportohet për dëme materiale

Tërmet i fuqishëm në Turqi - raportohet për dëme materiale

Turqia
Një fshat i vogël është bërë i famshëm në Itali: Atje dielli nuk bie kurrë, por vendasit kanë një ide gjeniale

Një fshat i vogël është bërë i famshëm në Itali: Atje dielli nuk bie kurrë, por vendasit kanë një ide gjeniale

Evropa
Ministri izraelit propozon ekzekutimin e palestinezëve për të reduktuar mbipopullimin në burgje

Ministri izraelit propozon ekzekutimin e palestinezëve për të reduktuar mbipopullimin në burgje

Azia
“Rrobat tuaja stimulojnë imagjinatën”, studentja amerikane tregon se si u ngacmua nga profesori

“Rrobat tuaja stimulojnë imagjinatën”, studentja amerikane tregon se si u ngacmua nga profesori

Amerika
Kalo në kategori