LAJMI I FUNDIT:

Tërhiqet Projektligji për Kinematografi

Tërhiqet Projektligji për Kinematografi

Pas kërkesës së Ministrit të Kulturës Kujtim Shala për tërheqjen e Projektligjit të Kinematografisë, është miratuar tërheqja e këtij Projektligji përkatësisht pika e 12 e rendit të ditës.

Në zhvillimin e seancës së sotme të Kuvendit të Kosovës, Ministri i Kulturës Rinisë dhe Sportit Kujtim Shala ka thënë shkurt se ligji dhe projektligji për kinematografi duhet të tërhiqet.


“Një pjesë e madhe e fushës së kinematografisë mendojnë që ligji dhe projektligji për kinematografi duhet të tërhiqet”, ka thënë Shala./Telegrafi/