LAJMI I FUNDIT:

Tërmeti i tmerrshëm në Shkup, fatkeqësi e dyfishtë për shqiptarët e Maqedonisë

Tërmeti i tmerrshëm në Shkup, fatkeqësi e dyfishtë për shqiptarët e Maqedonisë

Historiani Skënder Asani thotë se tërmeti i gjysmë shekulli më parë e goditi Shkupin, ndërsa pushteti i atëhershëm me një dinakëri dhe përkushtim të madh e shfrytëzoi këtë që ta shndërrojë kryeqendrën në një fatkeqësi të dyfishtë për banorët shqiptarë. Familje shqiptare i tregojnë këto histori të përjetuara, njofton Koha.mk

Përderisa për një pjesë të banorëve të Shkupit tërmeti i vitit 1963 paraqet një kujtesë të hidhur, për shqiptarët e këtij qyteti ai vit kujton fatkeqësinë e dyfishtë. Banorët shqiptarë të pjesës tjetër andej Vardarit do të fillojnë luftën e tyre për ekzistencë. Historiani Skënder Asani thotë se tërmeti i gjysmë shekulli më parë e goditi Shkupin, ndërsa pushteti i atëhershëm me një dinakëri dhe përkushtim të madh e shfrytëzoi këtë që ta shndërrojë kryeqendrën në një fatkeqësi të dyfishtë për banorët shqiptarë.


“Institucionet e atëhershme shtetëror e shfrytëzuan këtë moment për t’i realizuar projektet që ju kishin mbetur pa përfunduar. Me këtë, ato e vazhduan zbatimin e projektit të filluar disa vite më herët, për ta zbrazur qytetin e Shkupit nga popullata autoktone dhe për ta sjellë një popullatë krejtësisht tjetër, me çka do të harrohej kujtesa për qytetin e lashtë iliro-shqiptar”, thotë historiani Asani. Fatkeqësia natyrore e tërmetit të ‘63-shit, sipas shumë historianëve mbetet goditja më e rëndë që e kanë marrë shqiptarët e këtij qyteti. Hulumtimet e kryera nga historiani Asani lidhur me të kaluarën e Shkupit si dhe të dhënat arkivore, dëshmohet se ndaj shqiptarëve të këtij qytetit është zbatuar një politikë e mirë menduar. “Në bazë të dokumenteve arkivore, ne kemi nxjerrë në pah të gjitha projektet që shteti në atë periudhë i realizoi duke e shfrytëzuar fatkeqësinë natyrore, respektivisht dëbimin e shqiptarëve nga këto treva për në Kosovë dhe Turqi. Pas kësaj, pushteti i atëhershëm i vendbanimet e lashta i zëvendësoi me popullatë të cilën e solli nga Evrope Juglindore apo nga Maqedonia e Egjeut, për ta realizuar planin e tyre shekullor për pastrimin e plotë të Shkupit nga shqiptarët”, thekson Asani.

Shumë familje shqiptare i kanë ndjerë mbi kurriz pasojat e tërmetit të vitit 1963. Në rrugën e “Jorganxhive” në Çarshinë e Vjetër të Shkupit gjendet punëtoria e të ndjerit Qamil Nagavci, të cilit tërmeti ia shkatërroi shtëpinë familjare afër Urës së Gurit. Zhvendosjen familjare e tregon i biri Diamant Nagavci, “Familjarisht ne kemi jetuar në Pajko Mëhallë, afër Urës së Gurit, por pas tërmetit shteti na e ka paguar pronën që e kemi pasur aty dhe në vendin e shtëpisë së vjetër është ngritur Opera e Baletit të Maqedonisë.

Kujtoj fjalët e babës i cili thoshte se shumë shqiptarë kanë ikur nga Shkupi, për të mos u kthyer më nga frika e madhe se mos po përsëritet tërmeti. Ndërsa, politika tendencioze për shpërngulje të shqiptarëve apo ndërrim të demografisë, kryesisht është zhvilluar në heshtje, mu ashtu si në kohën e sotme”, thotë Diamanti. Megjithëse, ai vetë nuk e ka përjetuar tërmetin, thotë se familja e ngushtë: prindërit, vëllezërit dhe motrat, shpesh herë e kanë përmendur mëngjesin e kobshëm të 27 korrikut të vitit 1963.

“Prindi, Qamili, siç na tregonte, natën e tërmetit kishte fjetur në dyqanin në Çarshi, dhe më të gdhirë agimi e kishte zgjuar krisma e madhe e tërmetit. Duke na shpjeguar neve trishtimin e madh të asaj ditë, shpesh tregonte se si i ka parë qytetarët duke bredhur rrugëve lakuriq, të hutuar dhe të frikësuar se vallë mos po fillon prapë e dridhma e madhe”, tregon Diamanti. Sot, 53 vite më vonë, Shkupi vazhdon të zhvillohet dhe ndërtohet, mirëpo pa elementin dhe frymën shqiptare që ishte dikur në shesh./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kryesuesja në KS të OKB-së përplaset ashpër me Vuçiqin për minutat e fjalimit

Kryesuesja në KS të OKB-së përplaset ashpër me Vuçiqin për minutat e fjalimit

Lajme
Përplasja e SHBA-së me Rusinë në KS të OKB-së: Nuk mund të ndryshoni historinë e intervenimit të NATO-s në Kosovë

Përplasja e SHBA-së me Rusinë në KS të OKB-së: Nuk mund të ndryshoni historinë e intervenimit të NATO-s në Kosovë

Lajme
Gjykimi për vrasjen e trefishtë në Gllogjan, dëshmitari tregon se çka i kishte thënë i akuzuari në natën kritike

Gjykimi për vrasjen e trefishtë në Gllogjan, dëshmitari tregon se çka i kishte thënë i akuzuari në natën kritike

Drejtësi
Katër të mbijetuara të luftës nuk u lejuan të futeshin në sallën e KS të OKB-së, Osmani refuzoi pjesëmarrjen derisa lëshoi pe protokolli

Katër të mbijetuara të luftës nuk u lejuan të futeshin në sallën e KS të OKB-së, Osmani refuzoi pjesëmarrjen derisa lëshoi pe protokolli

Lajme
Mijëra euro kursime, banesa, e shtëpia - çfarë pasurie posedojnë kryetarja e Gjykatës Kushtetuese dhe gjashtë gjyqtarët tjerë?

Mijëra euro kursime, banesa, e shtëpia - çfarë pasurie posedojnë kryetarja e Gjykatës Kushtetuese dhe gjashtë gjyqtarët tjerë?

Lajme
Mot me shi - mundësi për vërshime në disa zona

Mot me shi - mundësi për vërshime në disa zona

Lajme
Kalo në kategori