LAJMI I FUNDIT:

Termokosi riparon rrjetin deri në tetor, s’dihet nëse çmimi i ngrohjes do të ulet (Video)

Termokosi riparon rrjetin deri në tetor, s’dihet nëse çmimi i ngrohjes do të ulet (Video)

Prishtinasit mund të presin ngrohje më të mirë këtë dimër që po vjen. Kjo pasi që nga 15 qershori, “Termokosi”, në koordinim me Komunën e Prishtinës, ka filluar me fazën e dytë të projektit të kogjenerimit, ku përfshihet riparimi i rrjetit ekzistues dhe 50 nënstacioneve të ngrohjes qendrore, raporton “038” i KTV-së.

Punimet tashmë kanë përfunduar në pozicionin e parë, nga Qendra Klinike Universitare e Kosovës në drejtim të lagjes “Mati 1”.


Ndërkohë, punimet janë duke vazhduar edhe në dy pozicione tjera.

Atë nga Termokosi në drejtim të rreth-rrotullimit në afërsi të shkollës së mesme të mjekësisë “Ali Sokoli”, dhe tjetri në rrugën “Luan Haradinaj” në zonën qendër.

Zëdhënësja e Termokosit, Afërdita Uka-Fejzullahu, ka njoftuar se punimet do vazhdojnë edhe në pjesë tjera të kryeqytetit.

“Do të vazhdohet në të gjitha lagjet ku operon Termokosi. Do të bëhet riparim në të gjithë ato pika ku ka pasur humbje të më të mëdha të energjisë termike. Më së shumti do të përfitojë zona qendër pasi e ka rrjetin më të vjetër”, ka thënë Afërdita Uka-Fejzullahu zëdhënëse në Termokos.

Sipas saj, kursimi i energjisë termike që ka humbur për shkak të rrjetit të vjetër, do të shfrytëzohet për rritjet e kapaciteteve termike, më konkretisht zgjerimin e rrjetit.

Për këtë, Termokosi, në bashkëpunim me konsulencën e Komisionit Evropian, aktualisht janë duke e hartuar një plan, që do të përfshihet në fazën e tretë të projektit në vitin 2017.

Këtë lajm e kanë mirëpritur qytetarët e kryeqytetit, të cilët nuk kanë qenë të kënaqur me Termokosin në të kaluarën.

Në ngrohtoren e qytetit presin që punimet për riparimin e rrjetit ekzistues të përfundojnë dhe gjithçka të jetë gati para fillimit të sezonit të ngrohjes.

Ndërkohë, nga Zyra e Rregullatorit të Energjisë, kanë njoftuar se nga 15 tetori, kur edhe zyrtarisht fillon sezoni i ngrohjes, pas shqyrtimit që do të bëjë ky organ i pavarur, do të ketë çmime të reja për ngrohje, por ende nuk dihet nëse do të ketë ulje.

Në trend Ekonomi

Më shumë
Kush është vajza biznesmene që po pushton tregun muzikor?

Kush është vajza biznesmene që po pushton tregun muzikor?

Ekonomi
Kosova përfiton 90 milionë euro nga Banka Botërore

Kosova përfiton 90 milionë euro nga Banka Botërore

Ekonomi
3, 2, 1 Volvo gati për ty!

3, 2, 1 Volvo gati për ty!

Volvo Kosova
A po kryhet më në fund rruga Kijevë-Zahaq - inspektohen punimet, Durmishi thotë se po bëhet me dinamikë të shtuar dhe me cilësi

A po kryhet më në fund rruga Kijevë-Zahaq - inspektohen punimet, Durmishi thotë se po bëhet me dinamikë të shtuar dhe me cilësi

Ekonomi
50 brende botërore dhe 60 kuzhinierë pjesë e panairit Horeca - Frigo Deluxe

50 brende botërore dhe 60 kuzhinierë pjesë e panairit Horeca - Frigo Deluxe

Frigo Deluxe
24 orë na ndajnë nga ngjarja e madhe Halving në Bitcoin

24 orë na ndajnë nga ngjarja e madhe Halving në Bitcoin

Ekonomi
Kalo në kategori