LAJMI I FUNDIT:

Terry: Duhet ta fitojmë Ligën e Evropës

Terry: Duhet ta fitojmë Ligën e Evropës

Kapiteni i Chelseat, John Terry, thotë se ata duhet ta fitojnë Ligën e Evropës këtë sezon.

“Ne tash jemi në Europa League dhe ka një mesazh – ne duhet të shkojmë dhe ta fitojmë. Është kaq e thjeshtë”.

“Ne duhet të sigurohemi se jemi të ndezur në javët evropiane, pasi ndeshjet e ardhshme do të jenë të enjteve dhe të dielave, që është një situatë tjetër për ne”.


“Ne duhet të sigurohemi se pas gjithë këtyre ndeshjeve evropiane të kthehemi dhe të fitojmë në ndeshjet në ligë pasi, shumë herë, ne do të jemi një ndeshje prapa ekipeve rreth nesh në kohë kur luajmë”, ka thënë kapiteni i Bluve për Evening Standard. /Telegrafi/