LAJMI I FUNDIT:

Tesla shtyn datën e lansimit të Model 3 (Foto)

Tesla shtyn datën e lansimit të Model 3 (Foto)

Elon Musk e ka publikuar kohë më parë Model 3, si një veturë elektrike me teknologji të lartë, që vozitet vet dhe ofron teknologji të lartë.

Por, së fundmi, në ueb-faqen e kompanisë, është ndryshuar data kur do të bëhet lansimi i kësaj makine në treg, transmeton Telegrafi.


Ky EV do të jetë në posedim të klientit në gjysmën e dytë të 2018-ës, apo edhe më vonë. Megjithatë, nuk bëhen të ditura motivet pse është bërë kjo shtyerje. Shitjet e dobëta, aksidentet e fundit të veturave Tesla me autopilot, apo ndonjë shkaktar tjetër? Mbetet të shihet nëse do të konfirmohet ndonjëra nga këto. /Telegrafi/

tesla-shtyne-daten-e-lansimit-te-model-3-foto-3

tesla-shtyne-daten-e-lansimit-te-model-3-foto-4

tesla-shtyne-daten-e-lansimit-te-model-3-foto-2