LAJMI I FUNDIT:

Test ADN-je për të parë nëse kanë gjetur “partnerin ideal”

Test ADN-je për të parë nëse kanë gjetur “partnerin ideal”

Gjithnjë e më shumë partnerë po i drejtohen testit të ADN-së për të zbuluar se sa është përputhshmëria e tyre gjenetike, ndërsa shkenca po ndihmon në gjetjen e partnerit të duhur.

Ka disa mjete që premtojnë të analizojnë përputhjen e dashurisë bazuar mbi gjenet e çiftit, një prej tyre është GenePartner.

Kjo bazohet në një eksperiment të famshëm ku gratë nuhatën bluza të veshura nga burrat për tre ditë dhe më pas vlerësuan perceptimin e tyre për tërheqjen.

Kërkuesit pas këtij testi në Universitetin e Bernës në Zvicër analizuan pjesën e veçantë të ADN-së që lidhet me kodet e molekulës HLA (antigjenin njerëzor leukocit).

Nga kjo gjë ata zbuluan se gratë preferonin bluzat e burrave që kishin molekula HLA sa më të ndryshme nga të tyret. Molekulat HLA prekin përgjigjen e sistemit imunitar, ndaj varieteti sa më i madh i tyre shpesh ofron një mundësi më të madhe të përgjigjeve imune.33A6441B00000578-3565402-image-a-44_1461925477033

GenePartner ofron një pajisje që kushton 250 dollarë, ku çiftet marrin sekrecionet e faqeve të njëri-tjetrit dhe i dorëzojnë ato për t’u analizuar. Formula e GenePartner pretendon se mat përputhshmërinë gjenetike mes dy individëve dhe bën një parashikim të saktë të fuqisë së bazës së tyre për një lidhje afatgjatë dhe të kënaqshme nga aspekti romantik.

Së fundmi, stacioni televiziv CBS2 në Nju Jork vuri në test një teknikë të matjes së ADN duke e provuar te dy çifte të lumtura. Një test kushton zakonisht 150 dollarë.

Maks dhe Dona Fuechter, që kanë qenë të martuar prej 32 vitesh, e bënë testin dhe doli se ata ishin të përputhshëm nga aspekti gjenetik.

Çifti i sapofejuar Chelsea dhe Brian Hudson e bënë gjithashtu një test ADN-je të përputhshmërisë, duke bërë shaka se dasma do të anulohej në rast se rezultatet ishin të padëshirueshme, shkruan Shqip. Por rezultatet ishin, ashtu sikurse ata kishin shpresuar, se dashuria e tyre do të zgjaste.

1662C53D000005DC-0-image-a-4_1424000337706

Gjenet më të rëndësishme variuese janë ato të sistemit imunitar. Ka prova se ato ndikojnë në mënyrën se si truri ynë bën lidhjet, sa tërheqës jemi dhe madje sa gjasa kemi të riprodhohemi.

Për shembull, eksperimentet e fundit tregojnë se gjenet e përputhshmërisë mund të ndikojnë në problemet në shtatzëni. Një test ADN-je i anuluar nga Anthony Nolan Trust – një OJF bamirësie në Britani ndihmon dhuruesit dhe marrësit e transplanteve – zbuloi se gjenet e tij të përputhshmërisë ishin shumë të rralla, ndërsa ato të gruas së tij më të zakonshme.

Gruaja e tij kishte një gjen që mund të ndihmonte nëse vuante ndonjëherë nga infektimi me HIV.

Ky testim i gjeneve tregon se ndonjëherë është fat i madh kur disa çifte që janë në lidhje afatgjata kanë arritur të gjejnë njëri-tjetrin dhe të ndërtojnë marrëdhënie të qëndrueshme mbi bazën e dashurisë. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Ngritja e bilirubinës në gjak: Çfarë do të thotë dhe si ndihmohet?

Ngritja e bilirubinës në gjak: Çfarë do të thotë dhe si ndihmohet?

Shëndetësi
Kalo në kategori