LAJMI I FUNDIT:

Testi i arritshmërisë, 64.7 për qind e nxënësve e kanë kaluar

Testi i arritshmërisë, 64.7 për qind e nxënësve e kanë kaluar

Ministria e Arsimit ka publikuar sot rezultatet e testit të arritshmërisë për nxënësit e klasave të nënta të Kosovës.

Sipas MASHT, arritshmëria në këtë test është 64,7 për qind.


Mustafë Kadriu, udhëheqës i Divizionit për Vlerësim, Standarde dhe Monitorim në Ministrinë e Arsimit tha se arritshmëria sivjet është më e lartë se sa vitet e kaluara.

“Testit i janë nënshtruar 33 mijë e 440 nxënës, prej tyre janë 33 mijë e 102 nxënës në gjuhën shqipe të organizuar në 1402 paralele, 334 nxënës me mësim në gjuhën boshnjake në 32 paralele dhe 2512 nxënës me mësim në gjuhën turke të organizuar në 32 paralele. Testi është organizuar në 102 qendra të testimit në 32 komuna. Arritshmëria në test për vitin 2016 është 64,7 për qind, që tregon se e kemi një lëvizje pozitive duke e krahasuar me dy vitet paraprake që kemi pas 63,1 për qind, 62,6 për qind dhe 2016-a është 64 ,7 për qind”, tha Kadriu.

Kurse, sekretari i përgjithshëm i MASHT-it, Alush Istogu, ka deklaruar se MASHT-i ka bërë të gjitha përgatitjet që nxënësit me këto pikë të arritura të aplikojnë në shkollimin e mesëm të lartë.

“Duke u bazuar në këto kritere, natyrisht i kemi njoftuar të gjithë drejtorët e DKA-ve dhe besoj të gjithë drejtorët e shkollave të mesme edhe për gjimnaze edhe për shkolla profesionale duke u bazuar në kriteret. Atë që e tha edhe Mustafa natyrisht edhe në bazë të kritereve dhe suksesit të nxënësve deri në klasën e nëntë por edhe testi i arritshmërisë së klasës së nëntë por gjithsesi duke e shtuar edhe suksesin në lëndët e caktuara”, tha Istogu.

Sipas statistikave, në lëndën e gjuhës shqipe rezultati është 64.7 për qind, gjuhë angleze 77.9 për qind, histori 59.4 për qind, gjeografi 62.3 për qind, matematikë 64.9 për qind, informatikë 72.9 për qind, fizikë 66.9 për qind, kimi 64.1 për qind, biologji, 62.1 për qind.

Me mbi 80 pikë janë 17.2 për qind të nxënësve, me mbi 90 pikë janë 1.5 për qind, kurse nën 40 pikë janë 7.1 për qind të nxënësve./KP/

Në trend Lajme

Më shumë
Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Lajme
Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi

Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi

Siguri
Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd:

Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd: "Shfaqja e muskujve" nga Vuçiqi

Lajme
Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Lajme
U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

Lajme
Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia nesër do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia nesër do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Siguri
Kalo në kategori