LAJMI I FUNDIT:

Tetë arsyet pse Ronaldo nuk duhet të fitojë ‘Topin e Artë’

Tetë arsyet pse Ronaldo nuk duhet të fitojë ‘Topin e Artë’

Pas triumfit të Portugalisë në Kampionatin Evropian, Cristiano Ronaldo është në qendër të vëmendjes pasi është favoriti kryesor për të fituar ‘Topin e Artë’.

Ky ishte një sezon fantastik për Ronaldon i cili me një marsh më pak arriti të triumfojë në Ligën e Kampionëve dhe ‘Euro 2016’.


E përditshmja katalunase, Sport.es ka renditur 8 arsyet pse Cristiano Ronaldo nuk e meriton trofeun më prestigjioz individual.

Sipas ‘Sport.es’ kandidatura e Ronaldos është më e brishtë sesa të gjithë e mendojnë pasi ka fituar me fat këta dy trofe të rëndësishëm.

Këto janë 8 arsyet pse Ronaldo nuk duhet të fitojë ‘Topin e Artë’:

1- Nuk shkëlqeu në finalen e Ligës së Kampionëve- Reali i Madridit fitoi Championsin e njëmbëdhjetë në historinë e saj por roli i tij në finale ishte i varfër. Luajti në finale i dëmtuar.

2- Kampionati Evropian ishte i dobët- Cristiano Ronaldo ishte i destinuar për të udhëhequr Portugalinë në ‘Euro 2016’, por performanca e tij në Francë ishte larg pritshmërive. Nuk luajti finalen pasi u dëmtua.

3- Eder ishte heroi i Portugalisë- Ishte sulmuesi i Lilles ai i cili mund të konsiderohet si hero pasi shënoi një gol fantastik ndaj Francës duke i dhuruar Portugalisë në këtë mënyrë Kampionatin e parë Evropian.

4- Griezmann u shpall golashënuesi më i mirë i ‘Euro 2016’- Francezi arriti të mposhtë konkurrencën e Ronalos pasi me 6 rrjeta u shpall golashënuesi më i mirë i turneut. Ndërsa Ronaldo shënoi vetëm 3 herë.

5- Rivalë të dobët në Ligës së Kampionëve dhe ‘Euro 2016’- Rrugëtimi i Realit të Madrdit për në finale ishte me skuadra më të dobëta duke u përballur me Romën, Wolfsburg dhe Manchester City. Ndërsa në ‘Euro 2016’ Portugalia u përball me Islandën, Austrinë, Hungarinë, Kroacinë, Poloninë, Uellsin dhe në fund Francën.

6- Reali i Madridit i varfër me trofe- Gjatë sezonit të fundit skuadra e ‘Los Blancos’ fitoi vetëm Ligën E Kampionëve pasi në kompeticionet e tjera humbi duelet me Barcelonën.

7- Suarez shënoi më shumë gola- Cristiano Ronaldo nuk arriti të shpallej golashënuesi më i mirë i La Ligës pasi Luis Suarez i Barcelonës shënoi plot 40 gola duke marrë këpucën e artë.

8- Në vitin 2004 fitoi Shevchenko. ‘Francë 2016’ është cilësuar si një kampionat shumë i varfër krahasuar me atë të vitit 2004 ku fitoi Greqia. Atë vit fituesi i Champions Leagues ishte Porto por ‘Topi i Artë’ përfundoi në duart e lojtarit të Milanit, Andrei Shevchenko.

Në trend Sport

Më shumë
Xavi e tepron me fjalët që ia ka thënë gjyqtarit pas eliminimit të Barcelonës nga Liga e Kampionëve

Xavi e tepron me fjalët që ia ka thënë gjyqtarit pas eliminimit të Barcelonës nga Liga e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Reagon më në fund Akil Gjakova

Reagon më në fund Akil Gjakova

Xhudo
Parashikimi i 'çmendur' i Jose Mourinhos për fundin e Ligës Premier po del i saktë

Parashikimi i 'çmendur' i Jose Mourinhos për fundin e Ligës Premier po del i saktë

Premier League
Datat e dy ndeshjeve gjysmëfinale në Ligën e Kampionëve dhe kush me kë takohet

Datat e dy ndeshjeve gjysmëfinale në Ligën e Kampionëve dhe kush me kë takohet

Liga e Kampionëve
Rikthehen fjalët e Jose Mourinhos që i tha për Xabi Alonson pas shpalljes së Leverkusenit kampion

Rikthehen fjalët e Jose Mourinhos që i tha për Xabi Alonson pas shpalljes së Leverkusenit kampion

Bundesliga
Araujo, fytyra tragjike: Barcelona 1-4 PSG, notat e lojtarëve

Araujo, fytyra tragjike: Barcelona 1-4 PSG, notat e lojtarëve

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori