LAJMI I FUNDIT:

Tetë gra akuzojnë Trumpin për ngacmim seksual (Video)

Tetë gra akuzojnë Trumpin për ngacmim seksual (Video)

Gratë që e akuzojnë Donald Trumpin për ngacmime seksuale tani janë tetë. Mbrëmjen e debatit të dytë televiziv, Anderson Cooperi i CNN-it i drejtoi kandidatit republikan një pyetje lidhur me videon e komenteve të tij fyese ndaj femrave.

“A mos vallë po thoni se nuk e keni bërë kurrë veprimin e pretenduar aty”, ishte ajo që deshi të dinte moderatori.


Trump u shfajësua me pretendimin se bëhej fjalë thjesht për një bisedë mes meshkujsh dhe se asnjëherë nuk ka puthur apo prekur një femër pa dëshirën e saj.

“Askush nuk ka më shumë respekt për gratë se unë”, ishin fjalët e miliarderit.

Por, ka qenë duket pikërisht ky mohim i fortë që ka shtyrë gratë e ngacmuara prej tij siç pretendojnë, t’i bëjnë publike historitë e tyre.

Përgënjeshtrimet e kampit të 70-vjeçarit dhe sulmi frontal i republikanit ndaj rivales Hillary Clinton, të cilën e quajti “kriminele” dhe pjesë e elitave të korruptuara, që do të mbajnë “status quo” dhe shfrytëzimin e popullit, nuk kanë bërë shumë punë.

Sondazhi i fundit i realizuar nga “Reuters/ipsos” tregon se Hillary ka një epërsi prej shtatë për qind ndaj kundërshtarit të vet të madh.

Sipas mediave amerikane, Trump e ka humbur tashmë mbështetjen në Virginia-s, një shtet ky shumë i rëndësishëm për zgjedhjet e nëntorit. Manjati ka humbur një pjesë të përkrahjes së grave, por ka ende votuese të cilat e duan për president dhe e kanë mbytur rrjetin social “Twitter” me mesazhe që përdorin hashtagun #WomenWhoVoteTrump.

Disa prej tyre janë të zgjuara, të arsimuara e racionale. Arsyeja kryesore që citojnë është lodhja nga establishmenti dhe Trump-in e shohin si njeriun që mund të sjellë një ndryshim. /Top Channel/

Në trend Botë

Më shumë
A e ka fituar Ukraina fuqinë për të degraduar forcat ruse me raketat e reja amerikane?

A e ka fituar Ukraina fuqinë për të degraduar forcat ruse me raketat e reja amerikane?

Botë
Mbretëria e Bashkuar do ta furnizojë Ukrainën me bomba me laser që mund të godasin

Mbretëria e Bashkuar do ta furnizojë Ukrainën me bomba me laser që mund të godasin "objektivat e buta" ruse

Evropa
Çfarë dihet për varrezat masive në Gaza dhe çfarë ka ndodhur me ato të zbuluara në vende të tjera më parë?

Çfarë dihet për varrezat masive në Gaza dhe çfarë ka ndodhur me ato të zbuluara në vende të tjera më parë?

Botë
Pak para se të lansonte raketat mbi pozicionet e ukrainasve, sistemi raketor rus Buk-M1 shkatërrohet – goditet direkt

Pak para se të lansonte raketat mbi pozicionet e ukrainasve, sistemi raketor rus Buk-M1 shkatërrohet – goditet direkt

Evropa
Shtyhet votimi në OKB për rezolutën për gjenocidin në Srebrenicë

Shtyhet votimi në OKB për rezolutën për gjenocidin në Srebrenicë

Bosnja
Lukashenko: Në Bjellorusi janë vendosur dhjetëra armë bërthamore ruse

Lukashenko: Në Bjellorusi janë vendosur dhjetëra armë bërthamore ruse

Botë
Kalo në kategori