LAJMI I FUNDIT:

Tetë stilet e flokëve që ju bëjnë të dukeni të paktën pesë vjet më të reja (Foto)

Tetë stilet e flokëve që ju bëjnë të dukeni të paktën pesë vjet më të reja (Foto)
-->

Stili i flokëve luan një rol vendimtar në krijimin e një imazhi harmonik që do t’iu bëjë të dukeni disa vite më të reja.

Opsionet e prerjes

Sa i përket stileve të prerjes së flokëve, mënyra më e mirë që të dukeni më të reja është shkallëzimi i flokëve.

1

Ngjyra

Flokët me ngjyrë të hapur krijojnë një efekt rifreskues – është rregulli kryesor i flokëve. Gjithsesi, duhet të jeni të kujdesshme të zgjidhni nuancën e duhur duke u bazuar në ngjyrën e lëkurës dhe syve tuaj.

2

Gjatësia

Flokët e shkurtra janë personifikim i rinisë, kështu që sa më e vjetër që të jesh, aq më të shkurtër duhet t’i presh flokët. Por keni kujdes t’i shmangni ekstremet – flokët tepër të shkurtër mund ta theksojnë fytyrën tuaj nëse ajo është ovale.

3

Volumi

Flokët e lëmuar na bëjnë të dukemi më të vjetër, kështu që mënyra më e mirë është t’i bëni ato me volum. Megjithatë, ju gjithmonë duhet t’i bëni mesatarë, për shkak që volumi i tepërt mund t’iu shtojnë ca vite të padëshirueshëm në fytyrën tuaj. Volumi duhet të duket sa më normal që të mos bie në sy.

4

Balluket

Balluket mund të jenë rifreskues për imazhin tuaj – i fsheh rrudhat në ballin tuaj dhe vë në pah sytë tuaj. Zgjidhja optimale është që balluket tuaja t’i preni me një trashësi mesatare. Trashësia e tepërt e ballukeve mund të bëjnë fytyrën tuaj të duket dukshëm më e shkurtër dhe më e trashë.

5

Ndarja e flokëve

T’i ndash flokët në mes shtrëngon fytyrën tuaj, duke ju bërë të dukeni dukshëm më të vjetër. Ne ju këshillojmë të përdorni opsione të ndryshme. Si shembull, t’i ndash flokët nga njëra anë, sytë tuaj do duken më të mëdhenj dhe më ekspresiv. Provoni t’i krihni flokët mbrapa dhe t’iu jepni një stil në formën zik-zak. Kjo do të zbus imazhin tuaj dhe do shtoj volum.

6

Stili përditshmërisë

Flokët e drejtë, si dhe kapja e shtrëngueshme e flokëve mund të shtojnë disa vite në pamjen tuaj. Nëse i kapni flokët, sigurohuni të lini disa fije në anët e fytyrës tuaj, dhe mos i shtrëngoni kaçurrelat shumë.

7

Stilet e mbrëmjes

Kur të jeni duke u bërë gati që të dilni në mbrëmje, thuaji jo fyerjes së flokëve. Ashtu si me çdo lloj tjetër të stilit, një model në mbrëmje duhet gjithmonë të duket i natyrshëm.

8

/Telegrafi/