LAJMI I FUNDIT:

Tetova në hall me mbeturinat (Video)

Tetova në hall me mbeturinat (Video)

Kjo është pika tubuese e mbeturinave që gjendet në hyrje të Tetovës, e cila gati se një dekadë është problem për banorët e kësaj komune. Vetëm 20 metra larg kësaj deponie gjendet edhe mulliri i miellit, gjë që edhe më shumë ka rritur shqetësimet.

“Po duhet shteti të ketë kujdese dhe t’i largojnë. Ne si individë nuk mund të bëjmë asgjë, ata që i marrin paret dhe që i kanë në dorë duhet të punojnë”, u shpreh Nevzat Zerqiri, banor.


“Nuk duhet të jetë atje por kur do të zgjidhet, kjo çështje është shtruar 20 vjet më parë por assesi nuk po zgjidhet me atë deponi. Ma keq nuk ka, por ne nuk mund ta zgjidhim atë, duhet të mblidhen kryetarët e Komunave dhe ta zgjidhin. Apelojmë që të pastrohet menjëherë”, tha Petko Josifovski, banor.

“Aty afër menjëherë është edhe “Zhito Pollog”, pra mulliri është aty aroma shpërndahet gjithandej, kjo nuk është mirë”, tha Stanko Nedelkovski, banor.

Nga Ndërmarrja Publike e Tetovës, “Tetova” që po menaxhon më këtë deponi, thonë se janë në pritje të miratimit të lokacionit për dislokim, që duhet të bëhet nga këshilli komunal i Tetovës.

Kryetari i këtij Këshilli, Hisen Xhemaili thotë se edhe ata presin përgjigje nga Ministria e Bujqësisë.

“Ne kemi në procedurë kushtet dhe vendin ku do të sistemohet kjo deponi, priten pëlqime nga ana e Ministrisë së Bujqësisë, sepse bëhet fjalë për një tokë që deri tani ka qenë tokë bujqësore e cila duhet të shndërrohet në tokë ndërtimore dhe më pastaj do i qasemi ndërtimit të asaj deponie që do të ketë standardet e duhura”, shtoi Hisen Xhemaili, Kryetari i Këshillit Komunal të Tetovës.

Në këtë deponi, pothuajse çdo ditë qarkullojnë afër 200 tonë mbeturina, të cilat përfundojnë në deponinë rajonale të “Rusino” në Gostivar. Pas protestave dhe bllokimit të kësaj deponie rajonale nga banorët e vendbanimeve të Gostivarit, është shtuar sasia e mbeturinave në pikën e grumbullimit në Tetovë./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë

"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit

Lajme
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

Drejtësi
Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Politikë
Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Siguri
Lajçak pas takimit trepalësh në Bruksel: Paraqita një dokument kompromisi për “çështjen e dinarit”

Lajçak pas takimit trepalësh në Bruksel: Paraqita një dokument kompromisi për “çështjen e dinarit”

Lajme
Kalo në kategori