0Shares

Policia e Maqedonisë, sot në mëngjes, ka arrestuar 11 shtetas shqiptarë, të gjithë emigrantë ilegalë që po punonin në rajonin e Tetovës.

Sipas njoftimit të Ministrisë së Brendshme, shtetasit shqiptarë të moshave 23 deri 51 vjeç u ndaluan në një objekt banimi në Tetovë dhe se pas verifikimit të të dhënave të tyre u konstatua se ata kishin qëndrim të parregulluar dhe punonin në të zezë në territorin e Tetovës, transmeton INA.

Policia e Tetovës tha se shtetasit shqiptarë ishin nga Pogradeci dhe Librazhdi. Ndaj tyre janë ndërmarrë masat e verifikimit dhe hetimit, dhe se policia po shqyrton mundësinë e tyre të përfshirjes në akte kriminale. /Telegrafi/

Të Ngjajshme

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi. Ju lutem lexoni rregullat këtu.

Shfaq Komentet (0)