LAJMI I FUNDIT:

Tetovë, plagoset një i ri

Tetovë, plagoset një i ri

Një person është plagosur gjatë një rrahje dhe të shtënave me armë që kanë ndodhur mbrëmë në Tetovë para diskotekes "Scorpions”.

Policia informoi për incidentin, duke theksuar se gjatë kësaj përleshje është plagosur 21 vjeçari me inicialet S.J, nga Tetova, i cili jeton dhe punon në Dyseldorf të Gjermanisë. Ai kishte ardhur për pushime pranë familjes së tij.

Ngjarja ka ndodhur kur 21 vjeçari është zënë me një 32 vjeçar derisa ishin në disko. Konflikti më pas ka shpërthyer në oborrin e diskotekës, kur në një moment 32 vjeçari ka shkrepur armën kundër 21 vjeçarit, duke e plagosur në dorë, transmeton INA.

I plagosuri ka arritur që të shmanget nga vendi i ngjarjes dhe më pas është dërguar në Spitalin e Tetovës. SPB në Tetovë ka ndërmarrë të gjitha masat për zbardhjen e këtij incidenti. /Telegrafi/