Presidenti Hashim Thaçi, ka pritur sot një delegacion të Bankës Evropiane për Zhvillim dhe Rindërtim, të udhëhequr nga presidenti i kësaj organizate, Suma Chakrabarti.
Presidenti Thaçi e uroi presidentin Chakrabarti për rizgjedhjen e tij në postin udhëheqës të EBRD-së dhe u shpreh i kënaqur për vazhdimin e bashkëpunimit të mirë.
“Kam pasur kënaqësinë të bashkëpunoj me ju si kryeministër i Kosovës dhe si ministër i Jashtëm, kurse tash kam kënaqësinë që të vazhdojë këtë bashkëpunim edhe në detyrën e re”, u shpreh presidenti Thaçi.
Duke folur për punën e EBRD-së, presidenti Thaçi tha se “EBRD ka projekte të rëndësishme për Kosovën” dhe shtoi se janë gati 50 projekte që po zbatohen apo janë zbatuar në Kosovë deri më tani.
Presidenti Chakrabarti e uroi gjithashtu presidentin Thaçi për zgjedhjen e tij president i Republikës së Kosovës dhe e njoftoi për angazhimin e organizatës që ai kryeson në Kosovë.
“Është koha për strategjinë e re të zhvillimit. Do të përqendrohemi në përkrahjen për sektorin privat, në sektorin e energjisë dhe efiçiencës, si dhe në ndërlidhjen duke investuar në infrastrukturë, hekurudha dhe rrugë”, ka thënë presidenti Chakrabarti.
“Ekonomia e Kosovës po shënon rritje të vazhdueshme, përkundër sfidave”, u shpreh presidenti Chakrabati.
Presidenti Thaçi vlerësoi përkrahjen e EBRD-së në zhvillimin e Kosovës dhe përkrahu përpilimin e strategjisë së re zhvillimore.
“Roli i juaj në Kosovë është i pazëvendësueshëm”, u shpreh presidenti Thaçi.
“Do të keni përkrahjen time të parezervë si president”, përfundoi ai.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëFlorin Krasniqi kërkon mbi 28 milionë euro dëmshpërblim nga Mali i Zi
Pasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
GoBau – Kositëse bari
EBC Cosmetics vjen me zbritjen më të madhe vjetore
Karnavali Golden Eagle bashkon artistët më të mirë shqiptarë
Biznesi po merr teposhtën
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak
Florin Krasniqi kërkon mbi 28 milionë euro dëmshpërblim nga Mali i Zi
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre
Teknologjia e vijës së portës ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte
Zelensky tregon tri llojet e armëve që i duhen Ukrainës për të mposhtur Rusinë
Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë