LAJMI I FUNDIT:

Thaçi e Dacic, së shpejti takohen te baronesha Ashton

Thaçi e Dacic, së shpejti takohen te baronesha Ashton

Në Bruksel së shpejti do të ndodhë raund tjetër dialogu midis delegacioneve të Kosovës e Serbisë.

Koha.net transmeton lajmin e agjencisë Tanjug, sipas të cilës raundi i ri dialogut në kabinetin e Catherine Ashton do t’i kushtohet zbatimit të Marrëveshjes.

Duke iu referuar burimeve diplomatike në Bruksel, kjo agjenci citon ato t’i kenë thënë se “në Bruksel janë të ndërgjegjshëm se çështja e zbatimit të marrëveshjes është shumë e komplikuar sa që nuk mund të zgjidhet në nivel grupesh pune, prandaj është i domosdoshëm vazhdimi i dialogut në nivel të lartë”


Ashton pas mbledhjes së Këshillit të Ministrave të BE-së këtë e konfirmoi në mënyrë të tërthortë.

“U jam ofruar të marrë pjesë jo vetëm në zbatimin e marrëveshjes, por edhe në zhvillimin e marrëdhënieve të ardhshme”, ka deklaruar ajo.

Ende nuk është caktuar data e raundit të ri të këtij dialogu. /Telegrafi/