LAJMI I FUNDIT:

Thaçi: Gjuha e fushatës nuk do të dëmtojë koalicionin

Thaçi: Gjuha e fushatës nuk do të dëmtojë koalicionin

Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi tha në një intervistë për Zërin e Amerikës se zgjedhjet e së dielës për pushtetin komunal, ishin provimi më i rëndësishëm për shtetin e ri pas shpalljes së pavarësisë, më 17 shkurt të vitit 2008.

“I gjithë procesi elektoral edhe fushata edhe dita e votimit edhe procesi i administrimit të votimit edhe tash njohja dhe pranimi i rezultatit zgjedhor nga gjithë spektri politik, mund te them lirisht ne emër të qeverisë së Republikës së Kosovës, se ka qenë një procesi shkëlqyeshëm. Një proces që ka instaluar definitivisht demokracinë në Kosovë, që ka siguruar një sukses kuptimplotë në Republikën e Kosovës. Ka qenë provimi më i rëndësishëm për shtetin tonë pas shpalljes së pavarësisë”, ka thënë ndër të tjera Thaçi.

Kryeministri Thaçi, është i bindur se gjuha e ashpër politike që përshkoi fushatën para zgjedhjeve nuk do të dëmtojë koalicionin qeverisës të partisë së tij me Lidhjen Demokratike të Kosovës, madje sipas tij, zgjedhjet ishin referendum për qeverinë e vendit.


“Natyrisht se procesi elektoral përshkohet edhe me partneritet edhe me rivalitet. Rivalitet i cili vetëm sa avancon vlerat demokratike, projektet e prezantuara nga autoritetet lokale për qytetarët. Projekte këto që mund të them e rrisin konkurrencën e lirë dhe cilësinë edhe të pluralizmit edhe të partive edhe të kandidatëve edhe të vlerave. Por ne vazhdojmë të punojmë fuqishëm, vazhdojmë me qeverisjen e mirë”, ka thënë ai.

Koalicioni – siç u shpreh Thaçi – “vetëm sa është fuqizuar dhe konsoliduar” – ndërsa ka shtuar: “do të vazhdojmë me prioritetin numër një, tani e tutje, me prioritetin e integrimit të Kosovës në BE dhe në NATO dhe reformat e domosdoshme në të gjitha drejtimet, qoftë në legjislacion, ekonomi apo politikë”. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
A do të jetë Kosova vendi i parë në botë me shumicë myslimane që do të mundësojë martesat e së njëjtës gjini, Martens: Me sa duket po

A do të jetë Kosova vendi i parë në botë me shumicë myslimane që do të mundësojë martesat e së njëjtës gjini, Martens: Me sa duket po

Lajme
FSK zgjedh ushtarin më të mirë për vitin 2024

FSK zgjedh ushtarin më të mirë për vitin 2024

Siguri
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Tentim-vrasja në Dragash, dhëndri plagos ish-vjehrrin jashtë objektit të gjykatës

Tentim-vrasja në Dragash, dhëndri plagos ish-vjehrrin jashtë objektit të gjykatës

Kronika e Zezë
Gjenden pa shenja jete dy personaa, njëri në Fushë Kosovë e tjetri në Prishtinë

Gjenden pa shenja jete dy personaa, njëri në Fushë Kosovë e tjetri në Prishtinë

Kronika e Zezë
Plagoset një person në Dragash

Plagoset një person në Dragash

Kronika e Zezë
Kalo në kategori