Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka vazhduar agjendën e takimeve me përfaqësues të shteteve të ndryshime gjatë vizitës zyrtare në Panama.
Të hënën ai ka zhvilluar një takim me Sekretarin e Përgjithshëm të Parlamentit të Amerikës Latine, me seli në Panama, Elias Castillo, njofton zyra e presidencës.
Në këtë takim, Presidenti Thaçi është interesuar fillimisht për krijimin e një grupi të miqësisë në parlamentin panamez, e më pas edhe për mundësinë e anëtarësimin e Kosovës si shtet vëzhgues në Parlamentin Latino-Amerikan të njohur si Parlatino.
“Panama është për Kosovën qendra e Amerikës Latine. Është ndër shtetet e para që ka njohur Kosovën, prandaj edhe kemi hapur ambasadën tonë këtu. Edhe vendet e tjera të Amerikës Latine duhet të ndjekin shembullin e Panamasë”, ka theksuar Thaçi, duke shtuar se bashkëpunimi ndërmjet deputetëve kosovarë dhe atyre të Panamasë si dhe të Parlatinos do të përbënte avancim i marrëdhënieve të Kosovës me këtë pjesë të botës.
“Nga ana tjetër, Sekretari i Përgjithshëm i Parlatino, me seli në Panama, Elias Castillo, ka mirëpritur propozimin e presidentit Thaçi, duke thënë se Kosova ka një vend në Parlamentin e Amerikës Latine. Thaçi gjatë ditës ka mbajtur një ligjëratë edhe në njërin nga universitetet më me ndikim në Panama, “Universiteti i Marisë së Shenjtë”, i cili dallohet për angazhimin për të drejtat e njeriut”, thuhet në njoftim.
Në këtë Universitet, presidenti Thaçi është dekoruar me çmimin “Vizitor i nderit”.
Fillimisht, rektori i këtij universiteti, Juan Planells Fernandez, është shprehur se presidenti Thaçi me lidershipin dhe punën e tij për Kosovën ka qenë frymëzim për të gjithë.
“Vizita e Presidentit të Kosovës, një vend i vogël që ka dalë nga një dhembje, por me një qëndrim të pajtueshmërisë dhe të dialogut të hapur për të gjithë, pa dyshim se është një sinjal i shpresës për njerëzimin dhe si e tillë e sinjalizon botën që të vazhdojë një rrugë të tillë”, ka thënë rektori Fernandez.
Ndërsa, presidenti Thaçi, në ligjëratën e tij para udhëheqësve të universitetit dhe studentëve, ka thënë se Kosova mbetet model i bashkëjetesës fetare.
Në takime të ndara, presidenti Thaçi ka bashkëbiseduar me presidentë të Amerikës Qendrore dhe Latine, me ish-Mbretin e Spanjës Juan Carlos I, me kryeministra dhe ministra të shteteve, me fokus të veçantë te shtetet që nuk na kanë njohur dhe që presim të na njohin.
“E falënderova posaçërisht Presidentin e Panamasë, Juan Carlos Varela, për pritjen bujare dhe ndihmën që ky shtet po i jep Kosovës në ndërveprim global diplomatik”, ka shtuar presidenti Thaçi.
Presidenti është takuar edhe me Presidentin e Kostarikës, Luis Guillermo Solís. Është ky një ndër shtetet që kanë njohur Kosovën ndër të parët dhe ka ofruar përkrahje të vazhdueshme për anëtarësimin e saj në organizata ndërkombëtare.
“Jemi pajtuar që të akreditojmë ambasadorët jorezidentë dhe të fillojmë një varg konsultimesh për rritjen e shkëmbimeve në të gjitha fushat. Pranova me kënaqësi që ta vizitoj shtetin e Kosta Rikës më vonë, ndërsa ftova homologun në Kosovë. Jemi të bekuar që kemi miq që në çdo anë të botës”, ka thënë Thaçi.
Thaçi ka zhvilluar takim edhe me presidentin e Paraguajit, Horacio Cartes, me presidentin e Hondurasit, Juan Orlando Hernández, me presidentin e Republikës Dominikane, Danilo Medina Sánchez, me kryeministrin e Xhamajkës Andrew Holness dhe me zëvendëspresidentin e Guatemalës, Jafeth Ernesto Cabrera Franco. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë"Serbia po frikëson dhe shantazhon qytetarët e Kosovës"- Qeveria shpalos detaje tjera nga biseda telefonike Kurti-Macron
Ndërtimi i tunelit në rrugën “Agim Ramadani” në Prishtinë, në fazën e prokurimit - Rama publikon pamjet
Votoi pro Kosovës në Asamblenë Parlamentare të KiE-së, kërcënohet deputeti boshnjak
Numri i serbëve në Kosovë po zvogëlohet, por jo për shkak të “terrorit shqiptar”, Knaus: Pretendimet e tilla të Vuçiqit janë mashtrim
Dokumentari i televizionit Rai 3, reagon Rama: Sulmohet Meloni duke hedhur baltë mbi Shqipërinë
Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë
Dëshmitarja që pa vrasjen e gazetares britanike në vitin 1999, pretendon se pas këtij akti qëndron serbi i njohur si Legia
"Ish-gjyqtari më i pasur në botë", është pronari i dy super bizneseve dhe ka pasuri neto më shumë se Mike Tyson
Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë
Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal
"O Bes Kallaku", reagimi epik i Xhensilës kur fansat i përmendin ish-partnerin në koncert