LAJMI I FUNDIT:

Thaçi kujton Luan Haradinajn në 19-vjetorin e rënies

Thaçi kujton Luan Haradinajn në 19-vjetorin e rënies

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka kujtuar 19-vjetorin e rënies së heroit të Kosovës, Luan Haradinaj.

Në një publikim në Facebook, presidenti ka shkruar se, sot kur ne krenohemi me sukseset e Kosovës, nuk kemi se si të mos i kujtojmë edhe ata që dhanë jetën për Kosovën.


Postimi i plotë i Thaçit:

“Këto ditë, derisa po krenohemi me sukseset e Kosovës, nuk kemi se si të mos i kujtojmë ata që dhanë jetën për shtetin tonë.

Sot u bënë 19 vjet nga rënia e heroit të Kosovës, Luan Haradinaj, për të cilin ruaj kujtime të veçanta.

Vepra e Luanit vazhdon të jetë udhërrëfyes për shtetndërtimin dhe integrimin e Kosovës në BE dhe NATO.

Të punojmë të gjithë së bashku që t’ia rrisim vlerën shtetit tonë!”. /Telegrafi/