LAJMI I FUNDIT:

Thaçi i lumtur që shumica e atletëve që përfaqësojnë Kosovën në Rio janë femra

Thaçi i lumtur që shumica e atletëve që përfaqësojnë Kosovën në Rio janë femra

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi përmes një postimi në Facebook ka thënë se është i lumtur që shumica e atletëve që përfaqësojnë Kosovën në Rio janë femra.

Kosova në Lojërat Olimpike përfaqësohet me tetë sportistë.


“Ky është ekipi historik i Kosovës në Lojërat Olimpike në Rio të Brazilit. Kosova do të konkurrojë me gjithsej tetë atletë në pesë sporte të ndryshme”.

“Jam posaçërisht i lumtur që shumica e atletëve janë femra. Pjesëmarrja e Kosovës në Rio është fitore e madhe për sportin dhe për forcimin e identitetit shtetëror të Kosovës”, ka shkruar Thaçi.