LAJMI I FUNDIT:

Thaçi mburret për aksionin e Policisë të para 10 viteve në veri

Thaçi mburret për aksionin e Policisë të para 10 viteve në veri

Presidenti Hashim Thaçi, me anë të një postimi në Facebook ka përkujtuar intervenimin në veri para pesë vitesh.

Në këtë intervenim është vrarë polici Enver Zymberi, ndërkohë që deri tash askush nuk është dënuar për vrasjen e tij.


Thaçi tha se fal këtij aksioni, “tani pikat kufitare menaxhohen nga Policia dhe dogana”.

“Pikërisht në këto momente, pesë vjet më parë, si kryeministër i vendit, pas konsultimeve me partnerët ndërkombëtarë, kam marrë vendimin për marrjen nën kontroll të pikave kufitare 1 dhe 31 nga strukturat paralele dhe paramilitare të Serbisë, që ishin instaluar dhunshëm me vite të tëra.

Gjatë këtij aksioni, ra heroikisht në krye të detyrës Heroi i Kosovës, Enver Zymberi.

Falë këtij aksioni dhe sakrifice, pikat kufitare tani menaxhohen nga Policia dhe Dogana e Kosovës, dhe që nga ajo kohë kemi lëvizje të lirë të njerëzve dhe mallrave në tërë territorin e Kosovës, përfshirë edhe pjesën veriore të vendit.

U hoqën barrikadat për herë të parë. U organizuan zgjedhje në nivel lokal e qendror, si dhe në veriun e Kosovës, në përputhje me Kushtetutën dhe ligjet e vendit.

25 korriku i vitit 2011 është dita e fillimit të integrimit të serbëve të veriut në institucionet e Kosovës dhe njëherësh goditje ndaj ndikimit të Serbisë në këtë pjesë të Kosovës.

Nga ajo kohë është bërë shumë, por na mbetet edhe më tepër për të bërë.

25 korriku është dita e bashkimit territorial të shtetit të Kosovës.

Nderim të përjetshëm për Heroin e Kosovës, Enver Zymberi! HTH”  (sic.), ka shkruar Thaçi në Facebook. /Telegrafi/


Në trend Lajme

Më shumë
U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

Lajme
Joseph: Supriza e KS-së ishte se Kosova dhe Rusia u pajtuan për rëndësinë e fushatës ajrore të NATO-s, Putin e ka hedhur Serbinë nën autobus

Joseph: Supriza e KS-së ishte se Kosova dhe Rusia u pajtuan për rëndësinë e fushatës ajrore të NATO-s, Putin e ka hedhur Serbinë nën autobus

Lajme
BE-së i kërkohet largimi i masave sanksionuese ndaj Kosovës, analistët tregojnë se çfarë ndodhë pas procesit që dështoi në veri

BE-së i kërkohet largimi i masave sanksionuese ndaj Kosovës, analistët tregojnë se çfarë ndodhë pas procesit që dështoi në veri

Mirjeta Hajzeraj
Policia serbe ndalon për më shumë se një orë Duda Baljen në Merdar

Policia serbe ndalon për më shumë se një orë Duda Baljen në Merdar

Lajme
Momenti kur Osmani i thotë Vuçiqit

Momenti kur Osmani i thotë Vuçiqit "Shihi në sy dhe kërkoju falje katër viktimave të krimeve serbe"

Lajme

"S'ka më punësim të kunatave në MPJD", Gërvalla nënshkruan një vendim

Lajme
Kalo në kategori