LAJMI I FUNDIT:

Thaçi: PDK, strumbullar i lëvizjes kombëtare!

Thaçi: PDK, strumbullar i lëvizjes kombëtare!

Përveç zgjedhjes së kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, Hashim Thaçit, në punimet e Kongresit të VI të PDK-së të dielën është bërë dhe miratimi i statutit të ri të kësaj partie, ku kjo parti është profilizuar si parti e qendrës së djathtë, ndërsa është miratuar deklarata politike e kongresit si dhe është marrë vendim që gratë të përfshihen në të gjitha organet drejtuese, në një kuotë prej 30 për qind.

Në orët e mbrëmjes, PDK, pas miratimit të deklaratës politike, ka filluar votimin për zgjedhjen e Këshillit Drejtues të PDK-së. Për 150 vende në garë janë 275 kandidatë. Kryeministri Hashim Thaçi ishte i pari që ka votuar, ndërsa i gjithë procesi votues pritet të zgjasë deri në orët e vona të natës.

Në listat për zgjedhjen e Këshillit Drejtues janë dhe dy figura të cilat në këtë kongres nuk ishin të pranishëm, ish-ministri Fatmir Limaj dhe kryeparlamentari Jakup Krasniqi. Hydajet Hyseni nuk ka qenë në listën e propozuar nga PDK për zgjedhjen e Këshillit Drejtues të kësaj partie.


Ramadan Avdiu, i cili bëri publike listën e propozimeve të PDK-së për Këshillin Drejtues të PDK, tha se Limaj padrejtësisht nuk ndodhet në mesin e tyre, por se ai mbetet ndër figurat qendrore të kësaj partie.

Ndërsa, kryeministri Thaçi tha se statuti i ri i PDK-së, “i miratuar në këtë kongres, është një program i cili buron prej vullnetit të elektoratit të PDK-së, prej respektimit të së kaluarës sonë, respektimit të traditave tradicionale dhe kombëtare, por dhe të marrjes dhe respektimit të plotë të vizionit për të ardhmen”. Ai po ashtu tha se “PDK-ja është strumbullar i lëvizjes kombëtare të shqiptarëve në rajon”.

Pas përfundimit të punimeve të konventës së VI dhe zgjedhjes së organeve udhëheqëse, miratimit të statutit të ri, PDK lëshoi dhe miratoi një deklaratë politike. Arsim Bajrami, i cili lexoi propozimin e deklaratës politike që doli si rezultat i Kongresit së VI zgjedhore, tha se PDK është parti e qendrës së djathtë e cila ka si qëllim përhapjen e frymës së demokracisë në vend, transmeton KP.

Në deklaratën politike të PDK-së e cila u miratua të dielën në kongresin zgjedhor, po ashtu thuhet se PDK angazhohet për respektim të mendimit të parimeve demokratike, “sigurimin e të drejtave kombëtare të secilit qytetar, parimit të drejtësisë sociale, zhvillimit ekonomik dhe vlerave të tjera kushtetuese”. Në këtë deklaratë politike po ashtu thuhet se “PDK do të punojë fuqishëm në ndërtimin e një shteti ligjor dhe një demokracie dhe respektimin e të drejtave të njeriut, për krijimin e një shteti të fortë social dhe për të drejtat e qytetarëve”. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Qeveria vendosi: 24 prilli dhe 8 maji ditë jo pune për të gjithë qytetarët

Qeveria vendosi: 24 prilli dhe 8 maji ditë jo pune për të gjithë qytetarët

Lajme
Komandanti suprem i NATO-s, Cavoli: Po i shtojmë forcat në Kosovë dhe Bosnje, po sjellim artileri të rëndë

Komandanti suprem i NATO-s, Cavoli: Po i shtojmë forcat në Kosovë dhe Bosnje, po sjellim artileri të rëndë

Lajme
Arrestohet një i dyshuar lidhur me rastin e ukrainases që u gjet e vdekur në autostradën Ferizaj-Prishtinë

Arrestohet një i dyshuar lidhur me rastin e ukrainases që u gjet e vdekur në autostradën Ferizaj-Prishtinë

Drejtësi
Përfaqësuesi i Shqipërisë në KiE: Kosova ka plan të jashtëzakonshëm për të siguruar anëtarësimin në  Këshillin e Evropës

Përfaqësuesi i Shqipërisë në KiE: Kosova ka plan të jashtëzakonshëm për të siguruar anëtarësimin në Këshillin e Evropës

Lajme
”Të lutem avokate le të del nga burgu, po du me u pajtu”, avokatja tregon se shumë gra tërhiqen nga denoncimi i dhunës

”Të lutem avokate le të del nga burgu, po du me u pajtu”, avokatja tregon se shumë gra tërhiqen nga denoncimi i dhunës

Sociale
Pronari i “Zhitia Turist” tregon se çfarë u është thënë udhëtarëve të ndaluar nga Serbia në kufi

Pronari i “Zhitia Turist” tregon se çfarë u është thënë udhëtarëve të ndaluar nga Serbia në kufi

Lajme
Kalo në kategori