LAJMI I FUNDIT:

Thaçi për mediat serbe: Kosova do ta padis Serbinë për gjenocid

Thaçi për mediat serbe: Kosova do ta padis Serbinë për gjenocid

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka thënë se çështja e rëndësisë jetike edhe për Serbinë edhe për Kosovën është çështja e personave të zhdukur për të cilën duhet të punojnë të dyja palët.

“Nuk duhet ta akuzojmë njëri-tjetrin, por së pari duhet të marrim përgjegjësi, secila palë për vete”, ka thënë presidenti kosovar.


“Kosova para Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë së shpejti do ta hap kapitullin e gjetjes së drejtësisë për gjenocid i kryer gjatë kohës së Sllobodan Millosheviqit”, ka thënë Thaçi për “Danas”.

Kosova për atë padi është përgatitur shumë mirë, ka thënë Thaçi dhe ka shtuar se “vendi në kryer të së cilit është nuk mund të jetë i bllokuar në të kaluarën e as të ushqehet me histori”, transmeton lajmi.net.

thaci-danas

Ai ka shtuar se është i tronditur me gjuhën e tablloidëve serbë, por edhe me gjuhën e disa politikanëve kur e përdorin në momentet që flasin për Kosovën.

“Edhe fushata e Serbisë kundër anëtarësimit të Kosovës në organizatat ndërkombëtare ka ngjyrim racor”, ka thënë Thaçi dhe ka shtuar se kjo është për keqardhje.