LAJMI I FUNDIT:

Thaçi priti ministren Hoxha, thotë se askush nuk do të mund t’i ikë drejtësisë

Thaçi priti ministren Hoxha, thotë se askush nuk do të mund t’i ikë drejtësisë

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, priti sot ministren e Drejtësisë, Dhurata Hoxha, ndërsa biseduan për rëndësinë e konsolidimit të mëtutjeshëm të sektorit të drejtësisë.

Në takim u konstatua se është bërë progres i madh në Kosovë në instalimin e sundimit të ligjit, që nga shpallja e pavarësisë, si dhe u konfirmua nevoja që të punohet edhe më tutje për të garantuar funksionim sa më të mirë dhe efikas të gjyqësorit dhe institucioneve tjera në sektorin e drejtësisë.

Presidenti Thaçi në këtë takim shprehu përkrahjen për punën për plotësimin e Kodit Penal dhe inkurajoi angazhimin për përfundim sa më të shpejtë të kësaj nisme.

“Kosova ka Kodin Penal më të mirë në rajon. Por, nëse identifikohet ndonjë mangësi është e nevojshme që sa më parë të plotësohen këto mangësi”, u shpreh presidenti Thaçi.

“Askush nuk mund t’i ikën drejtësisë”, shtoi presidenti Thaçi.

Ndërsa, ministrja Hoxha konfirmoi përkushtimin e saj për reformimin e legjislacionit në fuqi në Kosovë dhe tregoi kahun e angazhimit të saj si ministre e re e drejtësisë mbi parimin se askush nuk do te jete mbi ligjin dhe se nuk do këtë standarde të dyfishta, sepse të gjithë do të jenë të barabartë para ligjit.

“Rishikimi strategjik i sektorit të sundimit të ligjit do të jetë prioritet i imi së bashku me reformimin e legjislacionit për efikasitet sa më të lartë në këtë sektor”, u shpreh ministrja Hoxha.

Presidenti Thaçi shprehu përkrahjen e tij për punën e ministres së re.

“Sundimi i ligjit është çelës i zhvillimit të mëtutjeshëm të shtetit të Kosovës”, përfundoi presidenti Thaçi. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ambasadori Martin Berishaj përfundon deklaratën në Speciale, deklarohet avokati Gashi

Ambasadori Martin Berishaj përfundon deklaratën në Speciale, deklarohet avokati Gashi

Lajme
Deklarohet ministrja Gorçeviq, Mali i Zi do ta përkrahë në fazën finale anëtarësimin e Kosovës në Këshill të Evropës

Deklarohet ministrja Gorçeviq, Mali i Zi do ta përkrahë në fazën finale anëtarësimin e Kosovës në Këshill të Evropës

Lajme
Gërvalla pritet në një mënyrë të veçantë në Kalabri, fëmijët këndojnë në gjuhën shqipe

Gërvalla pritet në një mënyrë të veçantë në Kalabri, fëmijët këndojnë në gjuhën shqipe

Lajme
BE: Zbatim i plotë i Marrëveshjes Bazë, pavarësisht vendimit në Këshillin e Evropës

BE: Zbatim i plotë i Marrëveshjes Bazë, pavarësisht vendimit në Këshillin e Evropës

Lajme
Euro bie sërish në tregun valutor në Shqipëri, arrin në nivelet më të ulëta vjetore

Euro bie sërish në tregun valutor në Shqipëri, arrin në nivelet më të ulëta vjetore

Lajme
E detyruan të miturën të punonte si valltare dhe të ofronte shërbime seksuale, aktakuzë ndaj dy personave në Prizren

E detyruan të miturën të punonte si valltare dhe të ofronte shërbime seksuale, aktakuzë ndaj dy personave në Prizren

Drejtësi
Kalo në kategori