LAJMI I FUNDIT:

Thaçi: Sot dëshmojmë se e meritojmë pavarësinë

Thaçi: Sot dëshmojmë se e meritojmë pavarësinë

Kryeministri Hashim Thaçi, njëherësh lider i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), ka votuar rreth orës 9, në qendrën e votimit në shkollën fillore “Faik Konica” në kryeqytet.

Thaçi, i cili shoqërohej nga bashkëshortja e tij, i ka cilësuar këto zgjedhje komunale, si ngjarjet më të rëndësishme pas shpalljes së pavarësisë së vendit.

Ai ka shprehur besimin se këto zgjedhje do të jenë të lira dhe demokratike. “Ne sot po dëshmojmë se Kosova e ka merituar pavarësinë”.


Nga sot, vendi po fillon etapën e re të integrimit evropian, u shpreh kryeministri. “Besoj se të gjithë do të bëhemi pjesë e ndërtimit të historisë, e ndërtimit të Kosovës demokratike dhe multietnike”, shtoi ai. /Express/