LAJMI I FUNDIT:

Themelohet në ilegalitet “Aleanca KuqeZi Çamëria”

Themelohet në ilegalitet “Aleanca KuqeZi Çamëria”

Aleanca KuqeZi bëri të ditur përmes një njoftimi se ka themeluar në ilegalitet degën e saj në Greqi, të quajtur “Aleanca KuqeZi Çamëria”.

“Qindra të rinj shqiptarë, patriotë dhe atdhedashës arritën që pas disa javësh përpjekje të ngrenë strukturat e Aleancës KuqeZi në trevat e Çamërisë. “Aleanca KuqeZi Çamëria” është themeluar për të mbrojtur të drejtat, interesat dhe dinjitetin e më shumë se 1 milion bashkëkombësve shqiptarë që jetojnë, punojnë dhe shkollohen në shtetin fqinj të Greqisë.

“Aleanca KuqeZi Çamëria” pas ngritjes së strukturave të para në Igumenicë, pritet t’i shtrijë ato në të gjithë Greqinë, kryesisht në zonën e Çamërisë, ku edhe do të përqendrohet forca dhe aktiviteti i partisë,” thuhet në një njoftim të AK, shkruan “Tema”.


Madje AK deklaron se do marrë pjesë në zgjedhjet që do bëhen në Greqi.

“Për herë të parë, një parti politike shqiptare krijon në Greqi degën e saj duke treguar vëmendje dhe kujdes parësor për emigrantët, jo vetëm me fjale por edhe me vepra konkrete. Shumë është folur në emër të emigrantëve këto 23 vjet demokraci nga politikanët shqiptarë, por asgjë nuk është bërë për ta, madje as e drejta elementare për të votuar në shtetin e tyre amë. “Aleanca KuqeZi Çamëria” përveç programit dhe platformës kombëtariste, ka si qëllim edhe marrjen pjesë në garat elektorale në shtetin fqinj të Greqisë, madje që në zgjedhjet lokale ku pritet që mbi 500 mijë shqiptarë me të drejtë vote do t’i japin mbështetje partisë së parë shqiptare në Greqi”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet

KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet

Politikë
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Takimi i Kurtit me ndihmësekretarin amerikan, O’Brien, deklarata pas takimit dhe çështja e Asociacionit

Takimi i Kurtit me ndihmësekretarin amerikan, O’Brien, deklarata pas takimit dhe çështja e Asociacionit

Lajme
Iu mori shokëve një milion euro duke mashtruar për vetëvrasje:

Iu mori shokëve një milion euro duke mashtruar për vetëvrasje: "Unë po i jap fund jetës, amanet gruan dhe dy djemtë"

Lajme
Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet

Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet

Politikë
Rezultatet e para përfundimtare në Tetovë, këto janë rezultatet

Rezultatet e para përfundimtare në Tetovë, këto janë rezultatet

Politikë
Kalo në kategori