LAJMI I FUNDIT:

Tifozët e Napolit në protestë: Higuain na tradhtoi

Tifozët e Napolit në protestë: Higuain na tradhtoi

Tifozët e Napolit po protestojnë, pasi Gonzalo Higuain ka rënë dakord për një transferim prej 94.7 milionë euro në Juventus, duke e akuzuar atë për tradhti.

Burime të shumta konfirmojnë se lojtari ka bërë një test sekret mjekësor në Madrid dje, në praninë e drejtorëve, Juve Fabio Paratici dhe Beppe Marotta, pasi bianconerët janë të gatshëm të paguajnë klauzolën e plotë të lirimin prej 94.7 milionë euro në kontratën e tij.


Tifozët kanë reaguar me zemërim ndaj ‘El Pipitas’, i cili sezonin e kaluar theu rekordin nga 1960-ta të golave në Serie, me 36 gola në 35 ndeshje.

Transferimi historik i Higuainit te Juve dhe rekordet e blerjeve (Foto)
Lexo po ashtu Transferimi historik i Higuainit te Juve dhe rekordet e blerjeve (Foto)

Ata u mblodhën në qendër të qytetit të Napolit për të heq dore fotografitë e lojtarit dhe i vunë zjarrin fanellave të tij, ndërsa të tjerët ndanë imazhet në mediet sociale, ku shihej fanella e tij e hedhur në tualete.

“Ne jemi të zemëruar. Kjo nuk është mënyra për tu sjellë me ne”, ka thënë protestuesi Enzo D’Aniello për agjencinë e lajmeve ANSA, transmeton Telegrafi.

“Higuain ishte më shumë se një lojtar për ne, ai ishte një simbol dhe na tradhtoi pa menduar dy herë. Ai provoi atë që ai ka bërë me të vërtetë. Diego Maradona nuk do të kishte bërë këtë”, përfundoi tifozi i Napolit.

Të gjitha lajmet nga Transferimet
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Transferimet

Ndryshe, ka pasur edhe parulla të shumta fyese brenda stadiumit në ndeshjen miqësore të kësaj mbrëmjeje mes Napolit dhe Trento.

Në trend Sport

Më shumë
Perez po e bën atë që askush nuk e ka bërë deri më tani – krijon

Perez po e bën atë që askush nuk e ka bërë deri më tani – krijon "një strukturë të re të pronësisë" të Real Madridit

La Liga
Nga rrahja e kryetarit të ‘Intelektualëve’ deri tek dërgimi i Valon Zymberit dhe dy personave tjerë në mbajtje – e gjithë situata

Nga rrahja e kryetarit të ‘Intelektualëve’ deri tek dërgimi i Valon Zymberit dhe dy personave tjerë në mbajtje – e gjithë situata

Superliga
Distria Krasniqi, kampione e Evropës në xhudo - në super formë para Lojërave Olimpike

Distria Krasniqi, kampione e Evropës në xhudo - në super formë para Lojërave Olimpike

Xhudo

"Mendova se mi theu të gjithë dhëmbët" - Evander Holyfield zbuloi se cili boksier e goditi më fort

Boks
Liga Premier po përgatitet për më shumë kaos në sezonin 2024/25

Liga Premier po përgatitet për më shumë kaos në sezonin 2024/25

Premier League
“Bayern Munich duhet të blejë lojtarë që i përshtaten Zidanet”, legjenda franceze paralajmëron Bavarezët

“Bayern Munich duhet të blejë lojtarë që i përshtaten Zidanet”, legjenda franceze paralajmëron Bavarezët

Bundesliga
Kalo në kategori