LAJMI I FUNDIT:

Tmava: Askush nuk guxon ta çojë “Trepçën” në likuidim

Tmava: Askush nuk guxon ta çojë “Trepçën” në likuidim
-->

Drejtori i “Trepçës”, Ahmet Tmava, ka siguruar se procesi i studimit të fizibilitetit dhe miratimi i Ligjit për “Trepçën” do të përfundojnë para 1 nëntorit dhe se nuk ka asnjë mënyrë që “Trepça” të shkojë në likuidim. “Thjesht, këtë nuk guxon ta bëjë askush”, ka thënë Tmava për “Zërin”.

Drejtori i “Trepçës”, Ahmet Tmava, ka siguruar se nuk ka asnjë mënyrë që “Trepça” të dërgohet në likuidim. Ai madje është shprehur i sigurt se këtë nuk guxon ta bëjë askush, ngase “Trepça” do t’i kthehet shtetit të Kosovës dhe qytetarëve të saj si një prej potencialeve më të mëdha ekonomike në vend.

“Nuk ka asnjë mënyrë që ‘Trepça’ të shkojë në likuidim. Nuk guxon askush ta bëjë këtë. Të gjithë jemi duke punuar, edhe institucionet e shtetit, që Ligji për ‘Trepçën’ të procedohet në Kuvend dhe të miratohet, si dhe të përfundojë sa më shpejt procesi i studimit të fizibilitetit. Këto punë do të bëhen para 1 nëntorit”, ka thënë sigurt drejtori Tmava.

I pyetur se çfarë do të bëhet nëse eventualisht nuk përfundon studimi i fizibilitetit dhe nëse nuk miratohet Ligji për “Trepçën” deri me 1 nëntor dhe se a ka rrezik që gjiganti ekonomik kosovar të shkojë në likuidim, drejtori Tmava është përgjigjur: “Kjo nuk do të ndodhë në asnjë mënyrë, të jeni të sigurt, sepse institucionet janë duke punuar që këto punë të kryhen. Nuk guxon askush as të mendojë që ‘Trepçën’ ta çojë në likuidim”, ka siguruar drejtori Tmava. /Zëri/Telegrafi/