LAJMI I FUNDIT:

Top 40 transferimet e dështuara në Turqi: Mesin e tyre edhe një shqiptar (Foto)

Top 40 transferimet e dështuara në Turqi: Mesin e tyre edhe një shqiptar (Foto)
-->

Lorik Cana ka luajtur vetëm një sezon për skuadrën turke të Galatasarayt. 

Gjatë sezonit 2010/2011 ai ka pasur 24 paraqitje dhe ka shënuar një gol në superligën turke.

Kjo ka mjaftuar që të renditet në top 40 transferimet e dështuara në ligën elitare të Turqisë.

Kështu së paku kanë vlerësuar lexuesit e portalit sportiv ‘sporx’, të cilat i kanë dhënë votën e dështakut mbi 8100 votues, transmeton Telegrafi.

cnaa

Cana në mesin e 40 tranfereve të dështuara është renditur në vendin e 18-të të listës që i prin Daniel Guiza i Fenerbahces.

Ish-reprezentuesi dhe kapiteni i kombëtares shqiptare u transferua te skuadra që e themeloi djali i rilindësit yonë, Sami Frashëri, Aliu prej ekipit anglez të Sunderlandit.

Kujtojmë se në superligën turke aktualisht luajnë edhe Herolind Shala (Osmanlispor), Vedat Muriqi (Genclerbirligi), Alban Meha (Konyaspor), Sokol Cikalleshi (Istanbul B.B.). /Telegrafi/