LAJMI I FUNDIT:

Top Awards shpall nominimet për të gjitha kategoritë

Top Awards shpall nominimet për të gjitha kategoritë

Në mesin e yjeve të shumta dhe një numri të madh të publikut, Top Awards ka shpallur nominimet për të gjitha kategoritë.

Ky eveniment që synon të jetë nga më të mëdhenjtë në skenën muzikore shqiptare ka zbuluar emrat pretendent për fitore në kategoritë përkatëse, duke lënë jashtë kësaj liste edhe shumë emra dhe këngë të suksesshme gjatë këtij viti, transmeton Telegrafi.


Për kategorinë “Female artist of the year” janë nominuar Elvana Gjata, Era Istrefi, Kida, Enca Haxhia dhe Nora Istrefi, por ka mbetur jashtë Genta Ismajli, e cila me “Shake it” bëri një rikthim të fuqishëm duke pushtuar çdo toplistë muzikore e arritur miliona klikime në kanalin “Youtube”.

Alban Skënderaj, Ledri Vula, Flori Mumajesi, Noizy e Capital T janë pretendentët për “Male artist of the year”, por nuk është Adrian Gaxha, që brenda këtij viti ishte ndër meshkujt më të kërkuar të estradës.

“Videoklipi i vitit” do të ndahet mes “Hitman” të Capital T, “King”-Ledri Vula, “Era”- Mc. Kresha ft Gjurmët, “A e man men”-Troja, dhe “Liri”- Duffy ft Mixey, por ku është videoklipi “Kalle” nga Adrian Gaxha dhe Lindon Berisha që nga mediat e huaja u cilësua si videoklipi më i mirë në Ballkan?!

“Group of the year” është kategoria tjetër që jashtë ka lënë njërin nga grupet më të suksesshme të vitit, “Etnon” duke nominuar “Nrg Band”, “Asgjë sikur dielli”, “Troja” dhe “Kaos”.

E habitshme është lënia jashtë çdo kategorie e këngës “Dashni” nga Majk, e cila nga media të shumta u cilësua si kënga e vitit 2015, “Kalle” e Adrianit dhe Lindonit, “Shake it” nga Etnon dhe Genta dhe futja në listë me emra të mëdhenj e Edona Vatocit apo Alban Ramosajt që nuk kanë shënuar ndonjë sukses gjatë këtij viti madje mbeten emra të panjohur për një pjesë të madhe të publikut.

Ndarja e këtyre çmimeve do të bëhet me 24 qershor ndërsa më poshtë mund të mësoni edhe të nominuarit në kategori të tjera.

AVANTGARDE ARTIST

Era Istrefi
Edona Vatoci
Noizy
Mc Kresha

TAR HIT OF THE YEAR

Dhurata Dora- Numrin e ri
Nrg Band ft, Dj Aldo- Mos u ndal
Majk ft. Gheto Geasy- S’jena mo
Alban Skënderaj- Unë edhe ti
Samanta Karavella- Asnjo si unë

MY MUSIC HIT OF THE YEAR

Mozzik- Dhezu
2Ton- Ani nasht
Elvana Gjata- Love me
Ledri-Srmn
Noizy-Grande

COLLABORATION OF THE YEAR

Ledri ft Era Istrefi- Shumë pis
Elvana Gjata ft. Bruno- Love me
Gheto Geasy ft. Majk- Sjena mo
Kida ft. Mozzik- Premtimet
Flori Mumajesi ft 2po2-Gone Girl

ARTIST TO WATCH
Bruno
Mozzik
Alban Ramosaj
2Ton
Kida

SONG OF THE YEAR
Era Istrefi- Bonbon
Majk ft. Gheto Geasy- S’jena mo
Elvana Gjata ft, Bruno- Love me
Era ft. Ledri- Shumë pis
Noizy- Number one
Kida ft. Mozzik- Premtimet
2Ton- Ani nasht
Flori Mumajesi ft. 2po2- Gone Girl
Mc Kresha ft. Gjurmët-Era

Në trend Magazina

Më shumë
Arrestime të artistëve shqiptarë në Zvicër? Policia kantonale e Cyrihut konfirmon se ka pasur bastisje në klube nate, por nuk specifikon emra

Arrestime të artistëve shqiptarë në Zvicër? Policia kantonale e Cyrihut konfirmon se ka pasur bastisje në klube nate, por nuk specifikon emra

Butrint Avdyli
Meritoni eskalon gjatë debatit, shan me familje banorët në Big Brother VIP Albania

Meritoni eskalon gjatë debatit, shan me familje banorët në Big Brother VIP Albania

Magazina
Rike Roçi tregon se u nda nga partneri sapo doli nga BBVA: E mbyllëm me një telefonatë, as nuk e takova

Rike Roçi tregon se u nda nga partneri sapo doli nga BBVA: E mbyllëm me një telefonatë, as nuk e takova

Magazina

"Mbretëresha e pistës së vallëzimit" - Dua Lipa zbukuron kopertinën e revistës "Elle" në Amerikë

Magazina
Një fotografi e Kim Kardashianit nga pushimet ka shkaktuar të qeshura në internet, për shkak të detajit të pakuptimtë të saj

Një fotografi e Kim Kardashianit nga pushimet ka shkaktuar të qeshura në internet, për shkak të detajit të pakuptimtë të saj

Magazina
Tension mes dy banoreve: Erjola lagë me ujë Eglën, ajo i hakmerret dhe ia hedh cigaret në pishinë

Tension mes dy banoreve: Erjola lagë me ujë Eglën, ajo i hakmerret dhe ia hedh cigaret në pishinë

Magazina
Kalo në kategori