LAJMI I FUNDIT:

Topi, qytetar nderi i Gjakovës

Topi, qytetar nderi i Gjakovës

Presidenti, Bamir Topi dhe Zonja e Parë, Teuta Topi kanë vizituar në mesditë Gjakovën, ku u pritën nga kryetari Pal Lekaj, si dhe nga kryetarët e komunave Prishtinë, Prizren, Pejë, Drenas e Skenderaj. Gjithashtu, qindra qytetarë i dhuruan një mirëseardhje të ngrohtë e vëllazërore kreut të shtetit shqiptar.

Siç njofton Zyra për media e Presidentit, duke shprehur mirënjohjen për nderin dhe vlerësimin e bërë, Lekaj e shpalli presidentin Topi Qytetar Nderi të Gjakovës, “Për mbështetje të fuqishme të proceseve për shpalljen e Pavarësisë së Kosovës, për kontribut të jashtëzakonshëm dhe lobim në qarqet diplomatike për njohjen e Pavarësisë së Kosovës, për avancimin e iniciativave të zhvillimit demokratik në rajon”.

Në një ceremoni të veçantë të zhvilluar me këtë rast, Topi dekoroi komunën e Gjakovës, Skenderajt dhe Pejës me Urdhrin “Gjergj Kastrioti Skënderbeu” me motivacion “Për rolin historik në përpjekjet shekullore për liri dhe pavarësi, për meritat e veçanta në zhvillimin e lëvizjes kombëtare, për ndjenjat e larta patriotike dhe liridashëse, si dhe për kontributin e vazhdueshëm në ruajtjen e traditës dhe forcimin e identitetit kombëtar”.


Komunën e Drenasit, presidenti shqiptar e dekoroi me Urdhrin “Gjergj Kastrioti Skënderbeu” me motivacionin e mëposhtëm: “Për rolin historik në përpjekjet shekullore për liri dhe pavarësi, për meritat e veçanta në zhvillimin e lëvizjes kombëtare, në veçanti për krijimin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, për ndjenjat e larta patriotike dhe liridashëse, si dhe për kontributin e vazhdueshëm në ruajtjen e traditës dhe forcimin e identitetit kombëtar”.

Ndërsa Komunën e Prizrenit, kreu i shtetit shqiptar e nderoi po me Urdhrin “Gjergj Kastrioti Skënderbeu”, por me motivacionin: “Për rolin historik në përpjekjet shekullore për liri dhe pavarësi, për meritat e veçanta në zhvillimin e lëvizjes kombëtare dhe kurorëzimin e saj me Lidhjen e Prizrenit, për ndjenjat e larta patriotike dhe liridashëse, si dhe për kontributin e vazhdueshëm në ruajtjen e traditës dhe forcimin e identitetit kombëtar”.

Në përfundim të vizitës shtetërore, Presidenti Topi vendosi në shenjë nderimi kurora me lule në Parkun e qytetit të Gjakovës në Rrugën “Nënë Tereza”, bëhet e ditur në kumtesë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Lajme
Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi

Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi

Siguri
Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd:

Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd: "Shfaqja e muskujve" nga Vuçiqi

Lajme
U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

Lajme
Haradinaj: Ne e ruanim Asociacionin për njohje të Serbisë ose për anëtarësim në NATO, Kurti e dha për Këshillin e Evropës

Haradinaj: Ne e ruanim Asociacionin për njohje të Serbisë ose për anëtarësim në NATO, Kurti e dha për Këshillin e Evropës

Lajme
Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Lajme
Kalo në kategori