LAJMI I FUNDIT:

Tottenhami nuk dorëzohet për sensacionin holandez

Tottenhami nuk dorëzohet për sensacionin holandez

Spurs janë duke luftuar për t’i siguruar shërbimet e sulmuesit anglez, Vincent Janssen.

Skuadra angleze do të përballet me konkurrencën të fortë nga Paris St-Germain për nënshkrimin e sulmuesit të AZ Alkmaar, Vincent Janssen.


Sipas L’Equipe, sulmuesi holandez ka mahnitur me lojën e tij dhe kështu ka përfunduar si njëri nga të dëshiruarit për të zëvendësuar Ibrahimovicin.

Lexo më shumë: Lajmet e fundit nga Transferimet 

Sulmuesi 22-vjeçar përfundoi si golashënuesi më i mirë i Eredivisie me 27 gola në 34 paraqitje sezonin e kaluar.

Tottenham kanë qenë prej kohësh në kërkim të një golashënuesi pjellor për t’i bërë presion Harry Kane, që të ketë paraqitje më të mira. /Telegrafi/