LAJMI I FUNDIT:

Totti te Barca? Çfarë thotë Enrique

Totti te Barca? Çfarë thotë Enrique

Luis Enrique ka bërë shaka se Francesco Totti mund t’i bashkohet Barcelonës nëse e marrin për çmimin e duhur.

Kapiteni i Romës do të mbetet pa kontratë në fund të sezonit, ndërsa akoma nuk dihet e ardhmja e tij.


“Nëse mund ta marrim me çmimin e duhur, pse jo?”, ka thënë ish-trajneri i Giallorossëve.

“Meqë jam një tifoz i Romës dhe për atë që ka qenë dhe është Totti, do të më pëlqente që ai ta përfundonte karrierën te Roma”.

“Ta shohësh me një fanellë tjetër, nuk do të ishte ideale, por fjala e fundit i takon Francescos”, ka deklaruar Enrique. /Telegrafi/