LAJMI I FUNDIT:

Totti, ylli i javës në Serie A

Totti, ylli i javës në Serie A

Juventusi u mposht, Interi dhe Lazio u turpëruan, derisa Napoli u hutua, gjatë një vikendi befasues në Serie A.

Francesco Totti shënoi një gol të mahnitshëm për të mposhtur liderin e tabelës dhe kampionin aktual, Juventusin, dhe pushton pozitën e sulmuesit të qendrës në ekipin më të mirë të javës.

Totti shoqërohet në rreshtin e parë nga ylli i Fiorentinas, Stevan Jovetic, i cili shënoi dy herë në fitoren 4-1 ndaj Interit, dhe nga ylli i Sineas, Innocent Emeghara, që po ashtu shënoi dy herë ndaj një favoriti tjetër, Lazios.


Siena kontribuon në ekipin e javës edhe me dy lojtarë, të dy mbrojtës, Felipe dhe Matteo Rubin.

Edhe pse pranoi katër gola, njëshi i Interit, Samir Handanovic, pushton pozitën e portierit në ekipin më të mirë të javës, pasi ishte i vetmi që u mundua maksimalisht nga Nerazzurrët në takim.

Në vazhdim, më të mirët e javës të zgjedhur nga Goal:

Portier: Samir Handanovic (Inter)

Mbrojtës: Felipe (Siena); Daniele Portanova (Genoa); Andrea Costa (Sampdoria); Matteo Rubin (Siena).

Mesfushë: Borja Valero (Fiorentina); Juraj Kucka (Genoa); Sergio Almiron (Catania)

Sulmues: Stevan Jovetic (Fiorentina); Francesco Totti (Roma); Innocent Emeghara (Siena)

Formacioni: 4-3-3

Handanovic

Felipe – Portanova – Costa – Rubin

Valero – Kucka – Almiron

Jovetic – Totti – Emeghara

/Telegrafi/