LAJMI I FUNDIT:

Toyota kthen prapa 1,6 milion vetura

Toyota kthen prapa 1,6 milion vetura

Shkaku i ‘air-bag’-ëve të dobët, Toyota ka kërkuar t’i kthehen prapa 1,6 milion vetura, që janë shitur në Shtetet e Bashkuara.

Ky aksion është më i madhi i këtij lloji, në historinë e makinave në Amerikë, transmeton Telegrafi.


Kërkesa e kompanisë japoneze, vjen pas rasteve të shumta të mos hapjes së jastëkëve të sigurisë.

Këto ‘air-bag’ që janë prodhuar nga kompania Takata, po konsiderohen të padobishëm në rast aksidenti.

Meqenëse nuk janë treguar të efektshme, janë shkaktuar 11 vdekje si dhe mbi 100 lëndime të rënda trupore në njerëz.

Zyrtarë të kompanisë Toyota, kanë thënë se janë pjesërisht fajtorë, sepse kanë vënë materiale të forta duke pamundësuar që ‘air-bag’-u të hapet si duhet. /Telegrafi/