0Shares

Shkarkimi nga posti i u.d. të drejtorit të shtëpisë së shëndetit në Graçanicë, nga ana e kryeministrit serb, Ivica Dacic, është rezultat i armiqësisë dhe përndjekjes personale të SPS-it (Partisë Socialiste të Serbisë), thotë Rada Trajkovic, që është edhe deputete e Listës Unike Serbe në Kuvendin e Kosovës.

“Që nga viti 1999, familja ime dhe unë kemi jetuar të lirë vetëm kur në kohën kur kryeministër ishte i ndjeri Zoran Dindic. Socialistët në qeverinë e Mirko Cvetkovicit, në veçanti kryeministrit aktual Ivica Dacic, kanë kërkuar shkarkimin tim, por nuk kanë mbështetje. Pavarësisht nga ky dënim i paarsyeshëm, ata nuk do të kenë sukses të më largojnë nga gjithçka që kam bërë për të ruajtur sigurinë maksimale shëndetësore të popullsisë së Kosovës”, thotë Trajkovic, transmeton Danas.

E pyetur nëse pasardhësi i saj në postin e drejtorit do të jetë "likuidues", siç thonë disa analistë, Trajkovic thotë se "për planet duhet të pyesni Hashim Thaçin, i cili me Ivica Dacici ka aranzhime të brendshme”.

Ajo thotë se e di arsyen e shkarkimit të saj, por nuk e ka ndërmend të ankohet. /Telegrafi/

Të Ngjajshme

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi. Ju lutem lexoni rregullat këtu.

Shfaq Komentet (0)