LAJMI I FUNDIT:

Trajneri i Spanjës trembet nga Shqipëria

Trajneri i Spanjës trembet nga Shqipëria

Trajneri i Spanjës, Julen Lopetegui, nuk i ka kursyer elozhet për formacionin e kuqezinjve. Ai është shprehur se Spanjën e presin dy sfida delikate, të cilat do të zhvillohen në pak ditë distancë nga njëra-tjetra.

Sipas tij, skuadra që drejton do të duhet të bëjë një punë të vështirë, pasi përballë ka dy ndeshje delikate dhe shumë të rëndësishme për iberikët në lidhje me një biletë për në Botërorin “Rusi 2018”, shkruan “Panorama Sport”.


Në ditën që Spanja do të ketë përballë Italinë, Shqipëria do të luajë në transfertë kundër Lihtenshteinit. Për momentin, të tria këto skuadra – Italia, Spanja dhe Shqipëria – janë në kuotën e tri pikëve, pas ndeshjes së parë që kanë fituar secila prej tyre.

“Na presin dy ndeshje delikate. Italia dhe Shqipëria janë dy rivalë shumë të vështirë”, është shprehur Lopetegui për mediat spanjolle.