Spitali Amerikan në Shqipëri kanë realizuar transplantin e mëlçisë, operacion ky i pari i këtij lloji në Shqipëri.
Në kumtesën për media të Spitalit Amerikan thuhet se mjekët e këtij spitali realizuan me sukses, për herë të parë në Shqipëri transplantin e mëlçisë në një fëmijë tre vjeç. Pacienti dhe nëna e tij, dhuruese e një pjese të organit të mëlçisë, janë në gjendje të mirë shëndetësore.
“Ditën e hënë, 28 janar 2013, ekipi i specializuar i mjekëve kirurgë në Spitalin Amerikan, realizuan për herë të parë në Shqipëri transplantin e mëlçisë. Kjo ka qenë një sfidë dhe më e vështirë pasi ky transplant u krye tek një fëmijë 3 vjeçar.Arritja e madhe në fushën e mjekësisë , i solli fatin e shumë dëshiruar djalit tre vjeçar Mikele Janji, i lindur me atrezi biliare dhe si rrjedhojë me mëlçi tërësisht të dëmtuar, të jetojë në vazhdim si gjithë moshatarët e tij”, thuhet në kumtesë.
Kjo ndërhyrje, e para e këtij lloji jo vetëm në mjekësinë shqiptare, e cila zgjati përreth 10 orë, doli me sukses dhe tashmë pritet vetëm reagimi i fëmijës ndaj transplantit.
Sipas mjekëve të Spitalit Amerikan, Mikele dhe nëna e tij janë në gjendje të mirë shëndetësore dhe kanë përballuar së bashku, me sukses këtë ndërhyrje.
“Por ende ka shumë për të bërë pasi ndjekja dhe terapia post operative është po aq e rëndësishme sa operacioni. Mikele do të trajtohet në reanimacion në një kujdes intensiv të mjekëve dhe infermierëve të spitalit. Shpenzimet e kësaj ndërhyrje janë donuar nga biznesmeni Kadri Morina”, thuhet në kumtesë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëInvestoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Notat e lojtarëve, Man City 1-1 Real Madrid: Lunin heroi i mbretërve
Komandanti suprem i NATO-s, Cavoli: Po i shtojmë forcat në Kosovë dhe Bosnje, po sjellim artileri të rëndë
Arrestohet një i dyshuar lidhur me rastin e ukrainases që u gjet e vdekur në autostradën Ferizaj-Prishtinë
Sir Alex Ferguson i ofroi lojtarit të Man United 100 mijë euro për t'u tërhequr nga futbolli
Hisen Berisha 'ngacmon' Adelina Ismailin në emision: "Ushtrinë time do ta bëj" ma ke kushtuar mua, sepse po e bëja ushtrinë në atë kohë
Mbretër për Ligën e Kampionëve, Real Madridi fiton ruletin e penalltive dhe eliminon kampionin