0Shares

Një sërë ikonash dhe veprash të objekteve të kultit të vjedhura në kishat e Shqipërisë, me synim trafikimin drejt Greqisë dhe të bllokuara në pikën e kalimit kufitar të Kakavijës, janë trafikuar nga një i ri durrsak.

Burime zyrtare nga policia thanë për NOA se autor i trafikut të tyre është 24 vjeçari Edjon Abazi, i cili i kishte fshehur objektet në valixhen e tij të udhëtimit.

Gjatë kontrollit në vijën e dytë të bagazheve të pasagjerëve që udhëtonin në makina të vogla në drejtim të shtetit grek, një i ri nga Durrësi i cili udhëtonte si pasagjer në një autoveturë, në çantën e tij iu gjetën një numër i konsiderueshëm vepra të kulteve fetare, si kryq, piktura, pjesë të ikonostasit, të epitafit etj. vepra të vjedhura në kisha të ndryshme.

Nga ana e policisë u bë arrestimi i Abazit, ndërsa po punohet për zbulimin e origjinës dhe të përfshirëve të tjerë në trafikun e veprave të kultit

Mësohet se objektet që i riu tentoi të trafikonte janë pjesë e trashëgimisë kulturore. /Telegrafi/

Të Ngjajshme

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi. Ju lutem lexoni rregullat këtu.

Shfaq Komentet (0)