LAJMI I FUNDIT:

Trembëdhjetë monumente në Prishtinë rrezikojnë qytetarët

Trembëdhjetë monumente në Prishtinë rrezikojnë qytetarët

Rasti tragjik në Qendrën Historike të Prizrenit, ku humbi jetën një trevjeçare, nga shumë ekspertë është cilësuar si pasojë e trashëgimisë kulturore të lënë pasdore nga shteti. Jo një herë ishte dhënë alarmi për rrezikun nga disa objekte të kësaj zone. Por jo fort mirë në këtë aspekt nuk i ka punët as kryeqyteti.

Fiks 13 monumente që janë pjesë e Listës së trashëgimisë kulturore në mbrojtje të përkohshme në Prishtinë dhe fshatra përreth është vlerësuar se paraqesin rrezik për jetën e qytetarëve, shkruan sot “Koha Ditore”.


Qendra Rajonale e Trashëgimisë në Prishtinë i ka kategorizuar si objekte me “rrezikshmëri të lartë”.

Të dhënat e hartuara në formë raporti me fotografi, sikurse edhe emërtimin e rrugës në të cilën ndodhen, i janë adresuar edhe Komunës së Prishtinës. Kjo e fundit e ka kërkuar një listë me dokumentim të objekteve që mbrohen nga ligji.

Sipas zyrtarëve komunalë, një gjë e tillë është bërë me qëllimin që të identifikohen ato objekte që janë nën përgjegjësi të Ministrisë së Kulturës dhe që Komuna e Prishtinës të merret me objektet që nuk janë në listën e mbrojtur me ligj, por që paraqesin rrezik për qytetarët.

Ndërkohë që QRTK-ja në Prishtinë është duke pritur përgjigje nga Komuna e Prishtinës për koordinim të veprimeve, asnjë nga institucionet nuk flasin për një plan apo strategji veprimi.

Ministria e Kulturës, Rinisë e Sportit në buxhetin e vitit 2016 ka ndarë 200 mijë euro për masat preventive e intervenime emergjente. E Komuna e Prishtinës për këtë vit kishte ndarë 200 mijë euro për restaurim të monumenteve të trashëgimisë.

I pari në listën prej 13 objektesh është ai i Shkollës së Parë Shqipe, që ndodhet në rrugën “Ilir Konushevci” në kryeqytet, e që është objekt i banuar. Mes tyre ndodhet edhe Hani i Sahit Agës në Prishtinë, që është po ashtu objekt i banuar. Të tjerat janë shtëpi banimi që ndodhen në Prishtinë, përveç njërës në fshatin Kukaj dhe Shtëpisë së Mulla Ademit në fshatin Keqekollë.

il

Në trend Lajme

Më shumë

"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit

Lajme
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

Drejtësi
Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Politikë
Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Siguri
Lajçak pas takimit trepalësh në Bruksel: Paraqita një dokument kompromisi për “çështjen e dinarit”

Lajçak pas takimit trepalësh në Bruksel: Paraqita një dokument kompromisi për “çështjen e dinarit”

Lajme
Kalo në kategori