LAJMI I FUNDIT:

Treni bën ndalese emergjente shkaku i një gjarpri helmues në bord (Foto)

Treni bën ndalese emergjente shkaku i një gjarpri helmues në bord (Foto)

Ndalesat e trenave nuk janë të pazakonshme, por një tren që udhëtonte në Japoni është dashur të ndalojë papritur shkaku i një gjarpri.


Një pasagjer e ka parë reptilin që vinte nga poshtë karriges dhe ishte mbështjellë në vendin ku mbështetet dora, transmeton Telegrafi.

Ai e ka njoftuar stafin, të cilët e kanë ndaluar trenin për 50 minuta derisa e kanë zënë gjarprin që është helmues dhe viktimës mund t’i shkaktonte probleme serioze.

Askush nuk është lënduar nga ky rast, ndërsa arritja është bërë në Hiroshimë me mjaftë vonesë.

Nuk dihet se si ka hyrë kjo kafshë në tren, por besohet se ka qenë duke e bartur dikush me ndonjë mjet të papërshtatshëm dhe i ka ikur. /Telegrafi/

A snake lays in a container after it was caught in bullet train, in Hamamatsu, central Japan, Monday, Sept. 26, 2016. The snake was found on a Japanese Shinkansen “bullet” train, wrapped around an armrest when it was spotted about an hour after departure, forcing the train to make an unscheduled stop. (Kyodo News via AP)