LAJMI I FUNDIT:

Trepça edhe me një përforcim

Trepça edhe me një përforcim

Një tjetër transferim në radhët e skuadrës Trepçës.

Skuadra mitrovicase ka nënshkruar me basketbollistin 25-vjeçar nga Mali i Zi, Nikola Ljujic i cili vjen nga skuadra Ulqini dhe luan në pozitat 3-4, kurse më herët ishte pjesë edhe i skuadrës Teodo që luajti në Ligën Ballkanike.


Ljujic në stinorin e tij të fundit te kjo skuadër ka zhvilluar 18 ndeshje me një mesatare 26.6 minuta për lojë, 10.4 pikë, 4.6 kërcime dhe 1.3 asistime për ndeshje.

Merret vesh se me kaq nuk do të përfundojnë përforcimet te skuadra me ambicie të mëdha për stinorin e ri në basketbollin vendor dhe jo vetëm “KB Trepça”, pasi ditëve të vijim do të finalizojnë edhe së paku dy transferime të tjera të cilat 100% do t’i kuptoni së pari tek ne.