LAJMI I FUNDIT:

Trepça në vështirësi financiare

Trepça në vështirësi financiare

Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës “Adem Jashari” pritet që të hapet në orën 13. Kështu tha sot drejtori i Autoritetit të Aviacionit Civil (AAC), Dritan Gjonbalaj, gjatë raportimit vjetor në Komisionin parlamentar për Zhvillim Ekonomik.

Sipas tij, aeroporti ndërkombëtar është mbyllur mbrëmë pasi që një aeroplan i kompanisë “Turkish Airlines” kishte dalë nga pista dhe se nga ky aksident nuk ka pasur të lënduar.

Sipas tij të gjitha ekipet hetuese janë në vendin e ngjarjes dhe se sipas informatave preliminare , kushtet atmosferike kanë qenë shkaktarë të aterrimit te aeroplanit jashtë pistës.

“Sipas informatave preliminare që i kemi nga inspektorët tanë dhe intervistimit e pilotit në vend të ngjarjes. Piloti nuk ka arritur ta stabilizojë avionin për aterrim në kohën e duhur. Kështu që ka aterruar më larg se sa ajo që quhet zona e aterrimit.. Për shkak të aterrimit më larg në brendi të pistës për shkak edhe të kushteve atmosferike në kohë me shi kapaciteti I frenimit është më i vogë l dhe do të jenë më të kujdesshëm nuk ka arritur të frenojë me kohë dhe ka dalë jashtë pistës. Për fat të mirë nuk ka pasur asnjë dëme në njerëz dhe gjithashtu pasi është konfirmuar që nuk ka të lënduar dhe pasi që janë evakuuar sigurt të gjithë udhëtarët është bërë vlerësimi I dëmeve potenciale në infrastrukturë nuk ka as dëme në infrastrukturë. Derisa po flasim ekipet e specializuara janë duke punuar për ta nxjerrë aeroplanin pritet që në orën 13:00 të hapet aeroporti për fluturime civile. Fluturimet mund të kryhen edhe tash mirëpo kemi detyrim publik që të mos lejojmë asnjë lloj rrezikimi të fluturimeve që mund të planifikohen në aeroportin e Prishtinës”, tha Gjonbalaj.

Po ashtu ia i ka njoftuar anëtarët e Komisionit se përkundër konkurrencës jo-lojale që i bëhet Aeroportit të Prishtinës nga ana e Maqedonisë , në vitin 2015 ka pasur rritje të numrit të udhëtarëve për 10,3 për qind.

Në këtë mbledhje anëtarët e Komisionit për Zhvillim Ekonomik kanë aprovuar raportin e punës për vitin 2015 të së AAC-së .

Komisioni po ashtu ka aprovuar me disa konkluzione dhe raportin vjetor të Komisionit të Pavarur për Miniera dhe Minerale – KPMM për vitin 2015.

Kryesuesi i bordit të KPMM-së, Musa Shabani ka thënë se për shkak të rënies së çmimeve të metaleve në tregjet botërore, prapë se prapë me një angazhim të përkushtuar KPMM-ja ka arritur rezultate pozitive gjatë vitit 2015. Ai po ashtu tha se gjatë vitit 2015 KPMM-ja ka inkasuar mbi 30 milion euro të hyra nga gjobat dhe licencat.

“Komisioni i Pavarur për Miniera dhe Minerale ka bërë angazhim maksimal për luftimin e operatorëve ilegal, të cilët me vite po i krijojnë probleme të mëdha këtij institucioni dh e po ashtu edhe Republikës së Kosovës dhe gjitha po e dëmtojnë edhe ekonominë e vendit edhe operatorët, të cilët veprojnë me licenca dhe janë legal…. Gjatë vitit 2015, KPMM-ja ka arritur të inkasojë nga rentat minerare nga taksat dhe gjobat të lëshuara kompanive 30 milion e 141 e 403 euro, ose 11 për qind më shumë se në vitin paraprakë. Gjatë periudhës maj -dhjetor, bordi i KPMM-së , ka realizuar 34 takime të cilat janë shqyrtuar 330 kërkesa për licenca dhe leje….KPMM gjatë vitit 2015 ka pranuar 202 kërkesa për licenca dhe leje për aktivitete të veçanta dhe pas procedimit të këtyre kërkesave janë lëshuar nga KPMM-ja 163 licenca për hulumtim, shfrytëzim dhe leje për aktivitete të veçanta”, tha Shabani.

Ndërsa, anëtarët e Komisionit për Zhvillim Ekonomik , kanë qenë të interesuar të njoftohen rreth fatit të Trepçës.

Raif Çela, anëtar i Komisionit , ka kërkuar të dijë se sa ka ndikuar në punën e Trepçës, mungesa e licencës gjatë periudhës prill 2014 deri në maj të 2015. Pasi gjatë kësaj periudhe bordi i KPMM-së ka qenë i pakompletuar.

“Sado që ju në atë periudhë nuk keni qenë në bord , periudha derisa ka qenë zbrazësinë në mungesë të kuorumit të bordit por vendim marrje që nga fundi prillit 2014 deri në maj 2015 një pjesë e operatorëve të cilëve ju ka skaduar licenca kanë pasur probleme me shfrytëzimin. Nëse ka mundësi të më tregoni sa keni ju informata se si është reflektuar kjo në shfrytëzimin e pasurive minerale dhe në veçanti për Trepçën sa ka ndikuar ajo që prodhimi i Trepçës të bjer për shkak të mungesë së Trepçës”, tha Çela.

Shabani, ka thënë se Trepça vazhdon të ketë probleme edhe me licencë. “Realisht Trepça ka qenë e furnizuar me eksplozivë në atë periudhë dhe mendoj se sa i përket Artanës është realizuar prodhimi edhe pse ka pasur mungesë të licencë është lejuar me një leje të posaçme të KFOR0it me u punuar . Aktivitete minerare janë zhvilluar edhe prodhimi nuk ka ndikuar për të Arata për te Stantërgu nuk mund me thënë se si ka qenë gjendja..Mendoj se ka ndoshta edhe ka paraqitur problem të vogël por jo problem shumë të mëdha sa i përket prodhimit . Kurse problemet që janë paraqit në Trepça janë probleme pikërisht për shkak të rënies së çmimeve në tregjet botërore të metaleve dhe për këtë arsye Trepça nuk ka arrit ti përmbush detyrimet e veta ndaj punëtorëve dhe është detyruar të marr para nga buxheti iu shtetit. Sot e kësaj dite është kjo gjendje në Trepçë edhe mendoj se për Trepçën duhet të patjetër të punohet në finalizimit të ligjit për Trepçën”, tha Shabani.

Komisioni ka provuar raportin e KPMM-së dhe i njëjti do të procedohet në Kuvend për votim. /Telegrafi/